Hagel në Izrael, sjell armë prej 6.5 miliardë dollarësh
Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel, do të prezantojë ndihmën prej 6.5 miliardë dollarësh për Izraelin, tëcilat shërbejnë gjoja se për të mbrojtur veten nga sulmet e mundshme të Iranit.
Vetëm disa javë pasi Hagel u mbulua me akuzat për qëndrime anti-izraelite, paragjykime dhe madje anti-semitizmëm nga senatorët në Kapitol Hill, Hagel mbërrin në Izrael, të shtunën në një udhëtim që do të përforcojë mbështetjen e administratës së Obamës për Izraelin.
Para emërimit të tij në shkurt, Hagel - një ish-senator republikan - ishte ballafaquar me rezistencë të ashpër nga anëtarët e partisë së tij mbi kritikat e tij të fundit të ndikimit të "lobit hebre", dhe kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve kundër Iranit.
Programi bërthamor i Iranit, e që Izraeli beson se ka për qëllim prodhimin e një bombe atomike dhe e konsideron si një kërcënim ndaj ekzistencës së tij, pritet të mbizotërojnë axhendën kur Hagel do të takohet me kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu.
"Ka shumë gjëra në axhendën tonë të përbashkët, por e para dhe më kryesorja do të jetë çështja e Iranit", tha një zyrtar izraelit për Daily Telegraph.
Bisedimet pritet gjithashtu të prodhojnë marrëveshje për Izraelin, në mëyrë që ky i fundit të mbajë avantazh "cilësor ushtarak" duke poseduar armët e fjalës së fundit.
/mesazhi/