Hadithe....

Modestia e Muhamedit s.a.v.s.:


Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte në udhëtim. Gjatë udhëtimit i tha ashabëve të tij që të therrnin një dele. Ata pranuan këtë vendim të të Dërguarit. Ashtu që, njëri prej tyre tha: '' O Resulallah, therrjen e bëj unë ''. Një tjetër tha: '' O Resulallah, lëkuren e rrjep unë ''. Ndërsa, një tjetër tha: '' O Resulallah, pjekjen e bëj unë ''. Atëherë, Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: '' Ndërsa unë po mbledh drutë ''. Duke ndëgjuar këto fjalë, ashabët thanë: O Resulallah, ne mjaftojmë për ta bërë këtë punë. Por Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) u tha atyre: Edhe unë e di që ju jeni të mjaftueshëm, por mua nuk më duket e përshtatshme që ta konsideroj vetën timë sipër jush sepse Allahu azze ve xhel i duket e shëmtuar që robi i tij ta konsiderojë vetën sipër shokëve të vet.

74478663_474316083181011_8816691638114975744_n.jpg
 
Pejgamberi ﷺ ka thënë:


"Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet,e mbi të ka patur të ngarkuar ushimin dhe pijen e tij (pasi që e kërkon) humbë shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nën hijen e një druri.Pasi që humbë shpresat, duke pushuar papritmas sheh devenë që është kthyer pranë tij."
Buhariu dhe Muslimi
 
Ka thene i Derguari i Allahut paqja dhe bekimet qofshin ndaj tij:

"Mjafton per individin mekat qe ai të fol me çdo gjë qe ka ndegjuar"

Transmeton Muslimi
 
  • Më pëlqen
Reactions: Rob
Pejgamberi a.s. thotë:

“Kërkoni nga Allahu falje dhe shëndet, ngase njeriut pas besimit nuk i jepet gjë më e mirë se sa shëndeti”.
 
Screenshot_1.png
 
  • Më pëlqen
Reactions: Rob
" Lëmosha më e madhe është një kafshatë që burri ia vendos në gojën e gruas së tij ". (Muhammedi a.s.)
 
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:

"Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm se sa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) që i bën fesë së tij."
(Transmenton Buhariu dhe Tirmidhiu)

77188634_483555742257045_8234553179564408832_n.jpg
 
26169546_169098670369422_3775913871005643423_n.jpg
 
Askush nuk ka besuar me të (vërtetë) përderisa , nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka dëshiron për vete.

• Muhammedi ﷺ •
 
"Njeriu plaket, e me të edhe dy veti: lakmia dhe shpresa e gjatë" (Transmeton Muslimi)
 
"Cdo ummet (popull) kishte sproven e tij. Ndersa sprova e ummetit tim eshte Pasuria" (Tirmidhiu, nr 2336)
 
16708354_369311000118744_7676048033542965246_n.jpg176738680_1346102205772947_9059851755646059637_n.jpg
 
Realiteti i sotit, fatkeqsisht !


Ebu Musa El-Esh'ari transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. nje here po u thoshte se ne te ardhmen ai po shihte se eshte Momenti i Herxhit.
Dikush e pyeti se c'eshte Herxhi.
Tha: Genjeshtra dhe Vrasja!
E pyeten: Me teper se c'vrame ne?
Tha: Nuk eshte si vrasja e te pabeseve, por te vrisni njeri-tjetrin. Vret njeriu komshiun e tij, vellane e tij, xhaxhain e tij, djalin e xhaxhait te tij.
Thane: Sub'han Allah, a do t'i kemi mend ne koke??
Tha: Jo aspak, vetem se ata njerez qe do te vijne ne ate kohe s'do te kene mend ne koke. Aq sa dikush prej jush po t'i shihte do te mendonte se jane dikushi, por ne fakt jane askushi.

[Ahmedi, Musned, 32/409]
 
242690133_6878006912224724_5845095128784285157_n.jpg
 
Cfare tet them, lexo ate qe merr vesht, mund te kalosh ne teme qe e kupton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top