Muadhi rrëfen:
“I Dërguari a.s. më tha: - O Muadh! Të këshilloj të frikësohesh prej Allahut, të flasësh të vërtetën, të mbashë premtimet, të meritosh besimin, të mos tradhëtosh, të mbrosh komshiun, të tregosh mëshirë ndaj jetimit, të flasësh butë, t’i japësh selam çdokujt dhe të jesh modest, të jesh në punë të mira, të mos jesh pesimist, t’a ruash besimin (iman), ta kuptosh Kur’anin, dashurinë ndaj Xhennetit, frikë nga dhënia e llogarisë dhe shtrirje e dorës ndaj çdokujt me dashamirësi. Ndërsa të ndaloj të flasësh fjalë të këqija ndaj të mençurit, që ta gënjesh të vërtetën, t’i përshtatesh gjynahqarit, të bëhesh kryengritës ndaj udhëheqësit të drejtë, dhe nxitjen e përçarjen. Të këshilloj: në çdo vend të jesh me devotshmëri dhe menjëherë të bësh teube (pendim) - nëse ke bërë gjynah fshehurazi, atëherë bëj edhe teube fshehtas, e nëse bën gjynah haptazi, atëherë haptazi bëj teube.
============================================================================
Një beduin në praninë e tij filloi që të urinonte në një qoshe të xhamisë. As’habët u vërsulën drejt tij, e Resulallahu, s.a.v.s., u tha:
“Mos e ndërpreni” (derisa të kryej urinimin), e më pastaj tha: “Nuk ka hije në xhami papastërtia, si urina dhe jashtëqitja. Në një transmetim tjetër: “Afroni (njerëzit), e mos i bëni që të ndjejnë urrejtje.”
============================================================================