Hacker-at sulmojnë Playstation

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1423391

Një hacker është shkaku i pezullimit të shërbimeve online të ofruara nga Playstation Network i kompanisë Sony.


Lajmin e bën të ditur vetë shtëpia prodhuese e konsolës më të famshme në botë.

Një pirat informatik ka arritur të zotërojë të dhëna personale, emra, adresa, fjalëkalime, e-mail dhe data lindjesh të rreth 77 milionë personave. Për këtë arsye ka ardhur edhe vendimi i ndalimit të çdo aktiviteti javën e kaluar nga Playstation.

Sipas komunikatës, deri tani nuk ka prova evidente se hacker-i mund të ketë marrë edhe të dhënat që kanë të bëjnë me kartat e kreditit të klientëve.

Rrjeti i Playstation lidh rreth 77 milionë përdorues me njëri-tjetrin të cilët nëpërmjet internetit mund të luajnë me njëri-tjetrin online, por edhe mund të marrin filma me qera apo të bisedojnë

Korporata Sony ka njoftuar përdoruesit e rrjetit Play station se të dhënat e tyre personale mund të jenë vjedhur.
Bëhet fjalë për emra, adresa, fjalëkalime, detaje të kartave të kreditit e deri tek datëlindjet, të cilat sipas korporatës kanë rënë në duart e personave të paautorizuar, pas një sulmi kibernetik në shërbimet e saj në internet.

Aksesi te kjo faqe interneti ishte pezulluar të mërkurën e kaluar, por vetëm tani korporata vendos të shpalosë arsyen e të paralajmërojë përdoruesit për mashtrime të mundshme.

Në faqen zyrtare të blogut të PlayStation, Nick Caplin, kreu i komunikacioneve për Evropën bënte të ditur se:

"Kemi zbuluar se ndërmjet 17 dhe 19 prillit 2011, shërbimet tona u kompromentuan pas një ndërhyrjeje të paligjshme dhe të paautorizuar në rrjetin tonë".

Sony kërkon falje për incidentin që prek afro 77 milionë përdoruesit e saj në mbarë botën e që sipas ekspertëve të rrjetit, mund të përkthehet në një katastrofë të vërtetë.
/webmagazin/
 
Pe: Hacker-at sulmojnë Playstation

LoooL per mendimin tim eshte Zotesi edhe Kto lloj aftesish duhen pergezuar e jo perndjekur :)
 
Pe: Hacker-at sulmojnë Playstation

Qe eshte zotesi ska medyshje ajo
 
Pe: Hacker-at sulmojnë Playstation

Tani qe nje mendje te kaloje qindra mendje me duket cik si e pamundur...po te themi qe kan qene me shume se nje...edhe sulmet tek playstation 3 kan kohe qe kan filluar.
 
Back
Top