Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

AnGeLiC

VIP
V.I.P
vd_1485340980-2476817.jpg

Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili prej nesh do të dinte saktë se kur do të vdiste?
Me siguri do ta planifikonim krejtësisht ndryshe kohën tonë të cilën e kalojmë në këtë planet.

Biologët e ndajnë jetën në tri faza: faza e zhvillimit, faza e pjekurisë dhe faza e pleqërisë. Mirëpo, disa hulumtime tregojnë që ekziston edhe faza e katërt, e cila drejtpërdrejt i paraprin vdekjes, të cilën e kanë quajtur “spiralja e vdekjes”.

Për të sqaruar këtë çështje shkencëtarë të universitetit të California në Irvine, morën në studim mizat e frutave Drosophilia.

U morën 2 828 femra dhe u vendosën secila në mjedis me dy meshkuj. Femrat zhvendoseshin çdo ditë në epruveta të reja dhe u numëruan vezët që ato linin pas deri në momentin e vdekjes, që te këto insekte ndodh natyralisht pas disa javësh nga momenti i lindjes.

Nga studimi i kryer u vu re se te femrat që ishin dy javë para vdekjes numri i vezëve në një ditë ra. Por kjo ishte konsistente jo në lidhje me moshën, por me faktin se insektit po i vinte vdekja. P.sh një insekt në moshën 60 ditore po i afrohej vdekjes, sërish numri i vezëve të lëshuara prej saj binte. E njëjta gjë ndodhte edhe me një insekt të moshës 15 ditore që po i drejtohej vdekjes së parakohshme. Për shkencëtarët kjo sjellje fiziologjike përkufizon një fazë të katërt të jetës së një specieje, që dallon nga fëmijëria, mosha e rritur, apo jeta e vonët. Ajo u quajt Spiralja e Vdekjes.

Ky moment u konstatua në vitin 2007 dhe qysh atëherë janë marrë më shumë të dhëna siç ishin p.sh ato në vitin 2012, kur u vu re se e njëjta rënie në fertilitetin e mizave meshkuj, përkonte me afrimin e vdekjes së tyre.

اka do të thotë se është i vërtetë përgjithësimi se me plakjen bie edhe aftësia riprodhuese e meshkujve, por kjo aftësi bie shumë edhe tek individë që po shkojnë drejt vdekjes, pavarësisht moshës.

Ky model sjelljeje padyshim jep mundësi teorike që shkencëtarët të parashikojnë vdekjen e një mize në të cilën konstatohet kjo rënie e fertilitetit.

“Po parashikojmë 80% të vdekjeve me saktësi”, citon BBC-ja një nga shkencëtarët që merren me studimin në fjalë.

Por jo të gjithë bien dakord. James Curtsinger nga universiteti i Minnesota në SHBA mendon se nuk bëhet fjalë për një fazë të katërt. Ai nuk bie dakord as me emërtimin Spirale e Vdekjes, ndonëse konsensusi për pauzat e mortaliteti qëndron.

Si mund të gjejë shpjegim apo analogji te njerëzit ky eksperiment? ثshtë ende herët, por fakti që çdo gjë lidhet me fertilitetin është shumë domethënës. Edhe pse njeriu është ndoshta e vetmja specie që kryen planifikim familjar siç njihet deri më tani, apo që kryen marrëdhënie seksuale përtej nevojave riprodhuese.Expres
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Eshte deshifruar ADn dhe ARn tashme ,cdo gje munde te parashikohet !
Per mos me thene qe dhe mund te kete shume zbulime qe akoma jane nen teste apo per interesa te ndryshme nuk behen publike.
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

week-in-review-demi-lovato-gifs-lance-bass.gif
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

E frikshme. Une sdo doja ta dija.
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Unè po .... keshtu mundè ti hapi varrin vetès e s'kam nevojè te mè mallkojnè punètort/et kur ta hapin.

Punetoret paguhen per ate gje, i bie qe do i heqesh buken e gojes ?
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Dhe ca lidhje ka numri i vezeve te mizave me ato te njerezve?
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Vetem Zoti e din ate pune. U bene shkencetaret palaço me te zgjuar se Zoti.
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

c'deshet ke mizat?
E provonit me majmunin
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Temave si keto i komentoj vetem nga Titulli... S´dua te me preke dhe mua kjo epidemia shekullit XXI.
 
Titulli: Habisin shkencëtarët: Mund të parashikojmë kohën e vdekjes

Ne Shqiperi ka kohe qe mjeket e dine mire kur vdes pacienti....(mjafton nje dore ne xhep dhe ta shtyjne diten e vdekjes sikur te ishte ndeshje futbolli)
S'na keni thene asgje te re
 
Back
Top