sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Gurëzeza e vendosur afër qytezës së Cakranit, dominon pamjen mbi lumin e Vjosës dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit në gjirin e Vlorës.
Muret e ruajtura mirë mbulojnë një sipërfaqe prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet për tu gjetur. Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin dhe datojnë duke filluar me fazën protourbane, duke vazhduar me periudhën urbane dhe duke përfunduar me periudhën e vonë antike.
Shumë thesare monedhash janë gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth 2000 monedha bronxi nga Apolonia dhe Epiri.AKT