Guatanamo: Lufta e pamundshme për jetë

loyalx

Muslim
Në kushtet në të cilat jetojnë të akuzuarit, e jo të dënuarit në burgun e Guatanamos, të mbesësh normal është ëndërr e madhe. Më shumë se dy e treta e të burgosurve të cilët e vuajnë dënimin në Guatanamo vuajnë nga rreziku që të fitojnë ndonjë sëmundje psikike sepse kushtet në të cilat gjinden, më së paku çka mund të themi janë jo-njerëzore.

Janë të izoluar në qeli të vogla në të cilat mezi depërton ajri, raportoi Human Rights Watch. Ka më shumë se gjashtë vite, qe SHBA i dërgon të dyshuarit për terrorizëm në Kubë, asnjë rast i tyre nuk ka arrit në gjykatë.

185 prej 270-ve të burgosurve të dyshuar për terrorizëm janë të mbyllur në qeli të cilat kanë qëndrim të ngjashëm me burgjet të cilat posedojnë sigurinë më të lartë.

I kalojnë 22 orë të vetmuar, me kontakt minimal me njerëzit tjerë, ndërsa gjërat që të preokupohen e të ju kaloj dita disi, thuajse nuk ka derisa as një libër për lexim, dhe këtu përfundon e tërë çështja. Këto janë të dhënat e mbledhura gjatë intervistave me zyrtarët shtetëror.

?ka është më e keqja, edhe të burgosurit që presin të lirohen dhe të cilët nuk janë të akuzuar mbahen në të njëjtat kushte.

Të burgosurit të cilët nuk janë të akuzuar për asnjë krim, mbahen si në fushë, në kushte të cilat janë shumë më të mëdha dhe më të këqija se si trajtohen ata më të rrezikshmit, kriminelët e akuzuar në SHBA -tha Jennifer Daskal, zyrtarja më e lartë në Human Rights Wattch.

Të dy kandidatët për president, demokrati Baracka Obama dhe republikani John McCain, kanë premtuar mbylljen e këtij burgu për të cilën grupe të mëdha për të drejtat e njeriut dhe shtetet e jashtme janë munduar për këtë.

Ndalimi i kontaktit me familjet, botën dhe të burgosurit tjerë

Zyra e Bushit mohon ekzistimin e kushteve të tilla, dhe përkrah burgosjen e të burgosurve.

Edhe sikur të ishte njeriu i shoqëruar, në atë burg nuk ka dobi. Bile edhe ato dy orë rekreacion në ditë janë të izoluara për secilin të burgosur në mënyrë që mos të vinë në kontakt njëri me tjetrin.

Edhe pse në SHBA janë të mbrojtura ashpër burgjet ju lejohet vizita e familjes, asnjëri nga të burgosurit në Guatanamo nuk e ka atë "luksoz".

Përveç që janë të lënë me vetveten e tyre, pa gjykim, pa shoqërim me të burgosurit tjerë, janë të dënuar që edhe të jenë sa më larg nga të afërmit e tyre. Rrallë ndonjëri nga të burgosurit e posedon atë të drejtë që të thërras me telefon që të kontaktoj me botën e jashtme.

Në këso kushte, pa shpresë për një të nesërme të mirë, nuk është e çuditshme që shumë prej të burgosurve vuajnë nga depresioni dhe
çrregullimet psikike.

botaislame.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top