Guadalupe dhe ishujt e mrekullueshem per te gjithe llojet e pushuesve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
guadalupe0.jpg


Guadalupe. Ishujt e nxehte ne forme fluture te Guadalupes ju mirepresin ne Karaibe. Te mbushur me plazhe ranore plot diell, te rrethuara nga shkembinj koralore, plot me pamje spektakolare, nje game te tere atraksionesh,etj.

Guadalupe eshte nje arratisje e mrekullueshme per njerezit beqare, ciftet, familjet, nga e gjithe bota. Kesaj i shtohet, era e mrekullueshme e traditave dhe kulturave te vendit, arkitekturen e pasur, pergjate gjithe vitit dielli shkelqen dhe vendasit mikprites.

Guadalupe.jpg


Guadalupe eshte gjithashtu shtepia e orkideve qe kane mbushur te gjitha pyjet, kafshet e egra qe gjenden ne to dhe ujevarat e larta ne Karaibe. Ka aq shume per te pare sa nuk do t'ju dale vetem nje pushim per t'i zbuluar te gjitha.

Nje pjese e Antileve te vogla, Guadalupe gjendet mes Detit te Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik. Territori francez mbulon 8 ishuj. Duke qene ne qender te zones ciklonike, Guadalupe ka nje klime te lagesht tropikale me temperature konstante prej 26 gradesh nga nje sezon ne tjetrin.

guadalupe1.JPG


Basse - Terre, ana perendimore e Guadalupes eshte nje eksperience emocionuese per ata qe dashurojne natyren. Eshte nje ishull malor, i mbuluar me pyje te bukur te pasur me plantacione bananesh dhe dominohet nga vullkani La Soufriere. Ketu do te gjeni Parkun Kombetar, qe mburret me shumellojshmerine e bimeve.

guadalupe2.jpg


Ne fund te parkut gjendet nje kopesht zoologjik me nje shteg interesant ku do te keni mundesi te shihni te gjithe llojet e zogjve tropikale. Pjese te tjera te famshme ne Basse-Terre perfshijne plazhet e mrekullueshme, me Deshaies Beach dhe Malendure Beach, ideale per ata qe adhurojne plazhet, tregjet plot ngjyra ne natyre dhe shume monumente kulturore qe kujtojne te kaluaren koloniale.

Grande- Terre, rrethohet nga plazhe me rere te bardhe, sporte serfi dhe laguna paqesore, perbehet nga kodra dhe fusha, perfekte per prodhimin e sheqerit. Pointe-a-Pitre eshte qyteti kryesor i ishullit, nje vend interesant per tu zbuluar ne kembe. Qendra moderne Saint John Perse eshte nje qender tregtare elegante e mbushur me dyqane, butike dhe restorante.

guadalupe4.jpg


Grande Terre eshte shtepia e opsioneve qe mund te ofroje nje vend, per akomodime qe garantojne mundesi argetimi te nates, si shfaqje, kercime, bixhoz dhe shume te tjera. Ne Guadalupe ju do te gjeni disa nga baret dhe restorantet me te mire ne bote, qe ofrojne kuzhine te shkelqyer te Frances dhe te Karaibeve.

guadeloupe3.jpg


Planifikoni pushimet ne Grande Terre dhe Basse Terre por nese kerkoni qetesi, atehere vizitoni ishullin Marie Galante, ishulli me i pacenuar ne fshatrat e peshkatareve, Les Saintes qe ofron detin, diellin, natyre dhe shume sharm.


infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top