Grusht shteti në Mianmar, ushtria del në rrugë dhe merr kontrollin

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
116747693_hi065389627.jpg


Ushtria e Mianmarit ka marrë në dorë pushtetin pas arrestimit të Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë të vendit.
trupat Ushtarake po patrullojnë në rrugët e qyteteve kryesore, si dhe po kufizojnë komunikimet e lëvizjet. Komandanti i lartë i ushtrisë është vendosur në krye të vendit dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë 1 vjeçare.

Masa e popullit ka votuar duke i dhënë fitoren Suu Kyi në zgjedhje, të cilat ushtria pretendon se është ndërhyrë.

Suu Kyi i ka bërë thirrje mbështetësve të saj të mos e pranojnë dhe të protestojnë kundër grushtit të shtetit. Ajo ka thënë se kjo veprimtari e ndërmarrë nga ushtria do ta çojë vendin sërish në diktaturë.

Ushtria ka njoftuar tashmë zëvendësimet për një numër ministrash.

Në rrugët e qytetit kryesor, Yangon, njerëzit thanë se ndienin se beteja e tyre e luftuar për demokracinë ishte humbur.

Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma, u drejtua nga forcat e armatosura deri në vitin 2011, kur reformat demokratike të drejtuara nga Aung San Suu Kyi përfunduan sundimin ushtarak. Ajo kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis 1989 dhe 2010. Ajo u përshëndet ndërkombëtarisht si një fener i demokracisë dhe mori Çmimin Nobel për Paqe në 1991.

Por reputacioni i saj ndërkombëtar mori një goditje të rëndë pas akuzave se kishte kryer krime mizore ndaj pakicës kryesisht myslimane Rohingya. Ish mbështetësit e akuzuan atë për refuzim të dënimit të ushtrisë ose pranimit të llogarive të mizorive.

/Ora News/
 
Jane te keqija femrat kur kane pushtetin te masakrojne lol
E di çfare me zhgenjen me shume?
Qe kete e kane persekutuar, denigruar,poshteruar, e bene te jetoje ne ekzil per vite me rradhe.
Per kurajen, optimizmin, qendrimin pozitiv qe mbajti i dhane edhe çmimin Nobel.
Sa erdhi ne pushtet vuri ne jete nje nga gjenocidet me te medha ne historine e njerezimit kunder pakices myslimane.
E vendosur dhe e perkushtuar ti zhdukte si rrace.
Rast per tu studiuar rrenjesisht.
 
E di çfare me zhgenjen me shume?
Qe kete e kane persekutuar, denigruar,poshteruar, e bene te jetoje ne ekzil per vite me rradhe.
Per kurajen, optimizmin, qendrimin pozitiv qe mbajti i dhane edhe çmimin Nobel.
Sa erdhi ne pushtet vuri ne jete nje nga gjenocidet me te medha ne historine e njerezimit kunder pakices myslimane.
E vendosur dhe e perkushtuar ti zhdukte si rrace.
Rast per tu studiuar rrenjesisht.

Ndonjehere mendja te ben shaka te cuditshme e di qe duket strange por eshte e vertete qe cfare te kane bere ne femijeri do besh ne jete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top