Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
gruajaobezeee-lajmi.jpg


Një grua 42-vjeçare peshonte më shumë bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët e tyre të marrë së bashku, kur iu nënshtrua një diete të fortë dy vjet më parë.

Marie Eaton, atëherë 320 kilogramë e shëndoshë, mund të përfshihet në rekordet e personave që kanë kryer dobësimet më të suksesshme, duke humbur plot 200 kilogram në dy vjet, nëpërmjet ruajtjes së një konstanteje dobësimi prej 7-10 kilogramë në muaj.

Në arritjen e një suksesi të tillë britanikja është ndihmuar edhe nga një operacion i zvogëlimit të stomakut, por vetëm pasi humbi kuintalin e parë, sepse ndryshe do të ishte shumë e rrezikshme për jetën e saj.

”Në kulmin e peshës sime, nuk isha në gjendje të ngjisja shkallët dhe detyrohesha të flija mbi divan dhe edhe këtë e bëja ulur, pasi nuk mund të shtrihesha. Haja deri 40 stërlina në fast-food në një vaft dhe pija pije me shumë sheqer, por kur mbusha 40-vjetorin i vendosa vetes një qëllim dhe sot jam shumë krenare që kam hequr nga trupi im dy kuintalë dhjam”.

42-vjeçarja, ndonëse me 120 kilogramët që ka sot në trup mbetet ende obeze me standartet normale, ka një formë fizike të pakrahasueshme me dy vjet më parë.

”Do të vazhdoj dietën për të kuptuar për herë të parë në jetën time se çfarë do të thotë të jesh e dobët. Besoj se do të më duhet edhe një vit për ta realizuar këtë”, theksoi Eaton.

Dy dietat tip të britanikes

Menuja që e çoi 320 kilogramë
Mëngjes: Një bagetë e plotë, e mbushur me vezë, gjalpë, proshutë dhe salçiçe
Dreka: 4-5 çokollata, 6-12 patatina, dy pako salçiçe, një pako biskotash dhe një kilogram çokokrem
Darka: 40-50 stërlina ushqim të gatshëm. اdo vaft shoqërohej me pije të sheqerosura.

Menuja me të cilën humbi 200 kilogramë
Mëngjes: Vezë të zjerë ose sy, me dy feta bukë të thekur
Ora 11: Një frut
Dreka: 50 gram fileto pule me zarzavate
Ora 15: Një frut
Darkë: 100 gram mish i bardhë me sallatë. E vetmja pije që pi është uji.


B;t.chanel
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Haja 40 stërlina në fast-food në një vaft dhe pija pije me shumë sheqer,

Menuja që e çoi 320 kilogramë
Mëngjes: Një bagetë e plotë, e mbushur me vezë, gjalpë, proshutë dhe salçiçe
Dreka: 4-5 çokollata, 6-12 patatina, dy pako salçiçe, një pako biskotash dhe një kilogram çokokrem
Darka: 40-50 stërlina ushqim të gatshëm. اdo vaft shoqërohej me pije të sheqerosura.

Me nje oreks te tille, eshte e "pamundur" mos maresh permasa.
Mund te dukem absurde, por une smund te arrij te kuptoj si mund te lesh veten te behet 300 kg qe te kuptosh qe duhet te ndryshosh dicka, qe nuk shkon mire stili jetes, qe dicka nuk eshte ne regull? I kuptoj ata qe jane te semure, por sdo arrij kurr ti kuptoj njerzit qe hane pa limit.....

Shyqyr qe u dobesua, e shpresoj te mbaj kete stil jete te ri, sepse nqs ja shkel, do arrij prap sic ishte.
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Ndryshim drastik, bravo per guximin ....me mire me diete sesa me operacione.
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Shyqyr paska fillu me shiju jeten , se me ato permasa jo qe nuk flinte po dhe burrin e shkert e kishte len that se kushedi sa kohe kishin pa ber dashuri :P.
Nje iniciative me te vertet e madhe dhe urime per arritjen e ksaj iniciative .Grua me kurajo te forte .
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Well done her.

Imagjino si do jete bere lekura e saj :stelle:

formerly-fluffy-loose-skin-stomach-butt-after-200-pound-weight-loss-bariatric-surgery.jpg
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Ndryshim drastik, bravo per guximin ....me mire me diete sesa me operacione.

Po e ka bere dhe operacionin, se ndryshe nuk do dobesohej 200 kile.
Në arritjen e një suksesi të tillë britanikja është ndihmuar edhe nga një operacion i zvogëlimit të stomakut,

Sado i/e vendosur te jesh, prap ekzistojne tentimet ose nepsi. Nje njeri qe eshte i mesuar te haj pa kufi, gjithcka, sado ti kete vene limit vetes, do i shkeli sepse eshte i rethuar nga njerez te cilet nuk mbajne ate djeten drastike. Prandaj dhe keshillohet qe njerzit me mbipesh, qe duan te dobesohen te jene te shoqeruar nga njerez te cilit ndajne te njejtin stil jete ( djete) me ta.
Sepse truri eshte vezhgues i mire. Nqs shikon dicka qe tregon mire, i behet zili, dhe kerkon.
( prandaj dhe bejne pune ato reklamat shume ngjyrshe, me prodhime shume te bukura/shishme nga pamje e jashtme, te "marin" mendjen).

Gjithsesi, ca nuk i falet ketyre njereze eshte si mund te lejosh veten te behesh mbi 200 kg, pa mare asnje mase>?! Si mund te vazhdosh te hash pa menduar qe do behesh skllav i dhjamit tend, qe sdo kesh me dot kujdes per veten as sa per te vajtur ne banjo, qe sdo mund te ecesh me, qe sdo mund te jesh nje njeri NORMAL?!
( kjo eshte = krim per veten, sepse e VRET veten po plot djeni)>
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Sweetzzina, jo gjithnje e ka situaten ne dore personi :ciaoo:
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Elushe, asnjeri nuk lind mbipesh. Mund te kesh kile shtese, mund te jesh me i shendosh por nuk lind i tille, behesh i tille.
Kur e shikon qe mer permasa ne nje ritm te "cmendur" nuk vazhdon te hash sikur po perfundon bota dhe sdo kesh me mundesi neser te hash, por mer masa.
Per keta njerez po flas.
Nqs kerkon ndihme, do e gjesh dhe zgjidhjen...Por ka njerez qe e parapelqejne veten ne ate situate, nuk mendojne me per pamjen e jashtme dhe vazhdojne te shendoshen. Eshte e papranueshme te te kalosh 100 kile dhe ti te vazhdosh te hash fastfood e te behesh 320 qe te kuptosh qe ka ndodhur dicka e duhet te ndalohesh.

(Kush ka probleme obeziteti nga arsyje metabolizmi nuk eshte nje njeri qe ha pa mase asnjehere).
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Sweetzzina, nuk besoj se ka njeri qe parapelqen veten ne ate situate, perkundrazi! اdo person ne kete bote kerkon perfeksionin. Deshiron te jete i/e bukur, i/e zgjuar, i/e pasur, i/e shendetshem, etj etj. Si pasoje e mbipeshes, zhvillojne urrejtje ndaj vetes dhe si pasoje thellojne problemet psikologjike. Per fat te keq, gjejne veten ne nje gjendje te thelle depresioni saqe e kane te veshtire (ose te pamundur) te korigjojne veten. Pra, jane te semure e kane nevoje per ndihme.
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Parapelqehen ne situate duke e vazhduar ate. Kane probleme shendetsore si pasoj te stilit jetes tyre. Ekziston ndihme e specializuar + ilace per depresion, nuk eshte nje fund bote, pa sherim. Ekziston sherim dhe per mbipeshen, por sduhet te arish ne shifra morbide qe te kurohesh, pse duhet te arish ne operacion dhe me tej ne nje ushqim i perbere nga supe dhe gjera te tjera pa shije, kur shume mire mund te "edukosh" veten para se te arrij ne ate limit.


Kur e kupton qe ke probleme ( sepse nuk shton brena dites/muajt 100 kg), mundohesh te gjesh nje zgjidhje, nuk shton akoma probleme me tej. Sado ne depresion te jesh, e kupton qe dicka nuk po shkon me, qe dicka po te mban nga ritmi jetes normale dhe qe duhet te besh dicka.

Mbase nuk eshte vetem "faji" tyre, por dhe e njerezeve/familjes qe i rethon. Sepse nqs ata nuk gjykojne me qart, te afermit mund ti ndihmojne duke i cuar per kontroll.

Ne momentin qe del nga rruga e normalitetit ( e nuk flas ketu per fotomodelet apo permasat ideale), cdo gje ndikon negativisht mbi organism, duke u renduar me cdo kg shtes.

Eshte e qart qe nje njeri qe nuk mund te ndaloj nga e ngrena ka nje problem. Ne nuk jetojme per te ngrene, por ham per te jetuar.
 
Pe: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

ueee kjo po qe meriton vemendje
 
Titulli: Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

sa me pelqejn njerzit se jan shum te vendosur ...i lumt kesaj zonje.
 
Back
Top