Gruaja më e shëndoshë në botë: Fansat e paguajnë që të mbi-ushqehet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
gruaja_shendoshe.jpg




Gruaja më e shëndoshë në botë është 44-vjeçarja Dona Simpson. Amerikanja se funi ka shprehur një dëshirë te çuditshme, te jete gruaja me e shëndoshë ne bote. Synimi i saj i vetëm është te arrije peshën e 450 kilogramë.
Ne vitin 2010, Dona hyri ne rekordet Guines si gruaja me e shëndoshë ne bote qe lindi një fëmijë dhe rekordin e dyte ajo do ta vendose si femra me e rende. Qe ne fëmijëri Dona ishte me e shëndetshmja nga 3 fëmijët e tjerë te familjes, ku ne moshën 9-vjeçare, ajo peshonte 83 kg.
Pavarësisht se gjate adoleshencës nisi mjekime dhe dieta te ndryshme për tu dobësuar, ne moshën 18 vjeç ajo arriti ne 200 kg. As njohja me bashkëshortin e saj, Robert, nuk ndikoi ne peshën e saj, kjo për vete faktin se ai e inkurajonte qe ajo te hante me shume. Ne 2006, Dona solli ne jete një fëmijë nëpërmjet një operacioni cezarian, net e cilin asistuan një ekip prej 30 mjekesh.
Aktualisht Dona konsumon me shume se 12 mije kalori ne dite për te arritur synimin e saj, te jete gruaja me e shëndoshë ne bote dhe për këtë shpenzon rreth 800 dollarë ne jave. Njerëzit janë te gatshëm ta paguajnë vetëm për ta pare teksa ushqehet.
Ne SHBA Dona është vërtet e famshme. Ajo ka nënshkruar kontrate për te publikuar një libër si dhe i janë bere disa oferta për te drejtuar një reality-shovv. Dona ka një menaxher personal dhe fiton 90 mije dollarë ne vit nga fansat e saj.

B;lajmi fundit
 
Titulli: Gruaja më e shëndoshë në botë: Fansat e paguajnë që të mbi-ushqehet

o sa keq..
 
Titulli: Gruaja më e shëndoshë në botë: Fansat e paguajnë që të mbi-ushqehet

ja paska nxi jeten duke ngrene edhe ne foto duke ngrene imagjinoje
 
Titulli: Gruaja më e shëndoshë në botë: Fansat e paguajnë që të mbi-ushqehet

ja paska nxi jeten duke ngrene edhe ne foto duke ngrene imagjinoje
Po kjo eshte semundje fatkeqsisht
 
Back
Top