Gruaja më e gjatë në botë ndalon rritjen

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Një tumor në tru i shkaktonte rritjen e pandalshme një vajze indjane e cila tashmë konsiderohet si gruaja më e gjatë në botë pasi ka arritur gjatsinë 2.33 metër dhe peshon 130 kg. Ajo u shpall gruaja më e gjatë në botë në vitin 2012 nga Libri i Rekordeve Guinness.

Por pas një operacioni të sukseshëm Siddiqa Parveen mund të mos zgjatet më.

Doktorët në Nju Delhit në Indi arritën t'ia heqin tumorin 28 vjeçares duke e shpëtuar nga paralizimi dhe verbëria.

28-vjeçares po i thyhej shtylla kurrizore dhe nuk mund të qendronte vetë në këmbë. Ajo gjithashtu po humbte pak nga pak shikimin si rezultat i rritjes së pandalshme që i vinte nga tumori në tru, pasi prodhoheshin me tepri hormone që ndihmonin rritjen.

Neurokirurgu Ashish Suri tha se “Tumorin duhej ta nxirrnim nga hunda duke futur një endoskop në të. Pati humbje të mëdha gjaku, por gjithçka shkoi mirë.”

28 vjeçarja ka nevojë për ndihmën e një psikologu pasi përmasat e sajë e kanë detyruar të bëjë një jëtë të izoluar. /albeu.com/

92798.jpg


92799.jpg


92800.jpg
 
Titulli: Gruaja më e gjatë në botë ndalon rritjen

Sa gjynah,shyqyr qe pasa dal operimi me sukses.
 
Titulli: Gruaja më e gjatë në botë ndalon rritjen

Se kuptoj cfar probl ka qe eshte rritur e duhet te marre psikolog...jo vetem ne shqiperi nejrezit ndikohen nga fjalet e tjereve
 
Back
Top