Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1729510

[h=2]Mirëpo fëmijët nuk janë binjakë, sepse janë farëzuar në kohë të ndryshme.[/h]

Bëhet fjalë vërtet për një fenomen të rrallë mjekësor, e megjithatë ndonjëherë realiteti kapërcen edhe fantazinë. Një grua nga Bihar, shtet i Indisë veri-lindore, ka sjellë në jetë dy fëmijë të farëzuar në kohë të ndryshme. Kjo ka ardhur pasi Rinku Devi, 28 vjeç ka dy mitra. Gruaja vuan nga një gjendje e rrallë e njohur në gjuhën mjekësore si “didelphys” i mitrës. Më pak se 100 gra në të gjtihë botën kanë të njëjtën situatë mjekësore. Sipas mjekëve, ky lloj fenomeni përfaqëson një keqformim të mitrës, në të cilën mitra është e pranishme si një organ i shoqëruar. Në pjesën më të madhe të rasteve, gratë as nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre. Probabiliteti i abortit spontan, apo lindjes së parakohëshme, është shumë i lartë në shtatëzani të tlla.
Doktor Dipti Singh, i cili ka kryer lindjen me operacion, ka shpjeguar se si nëna, edhe fëmijët janë shumë mirë. “Kjo është diçka shumë e rrallë – ka komentuar -, sepse në pjesën më të madhe të rasteve, fëmijët vdesin”. Gjithashtu, gjinekologu ka treguar se fëmijët s’ishin binjakë, përderisa kishte një diferencë prej 3 javësh në farëzimin e tyre. Në të vërtetë, përpara kësaj lindje, Rinku nuk kishte idenë se zotëronte dy mitra, megjithëse katër vjet më parë ajo kishte lindur fëmijën e saj të parë.
Ky nuk është rasti i vetëm i një gruaje me dy mitra. Vjet, Angie Cromer, 34 vjeç, infermiere amerikane nga Salt Lake City, vuajti nga e njëjta gjendje dhe solli në jetë një djalë e një vajzë, të cilët s’ishin binjakë. Në vitin 2009, Sarah Reinfelder, 21 vjeç nga Michigan, lindi dy fëmijë në mënyrë të parakohshme, për shkak të një gjendjeje të tillë. Ndërsa në 2006-n, një grua angleze Hannah Kersey, solli në dritë trinjakë, situatë që në një grua me dy mitra u regjistrua edhe në vitin 1981 në Izrael./Ikub
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

Hajde merre vesh ca spo na degjojen veshet e ca spo na shohin syt.... ti rrojen e me shdnet femijt :D
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

Hannah Kersey, eshte nje femer me 2 mitra, e cila ka lindur trinjake, dy prej tyre jane binjake identike ( te zhvilluara brenda nje mitre), dhe kane edhe nje moter ( te zhvilluar ne mitren tjeter).
Mamaja dhe motra e Hannah, kane po ashtu nga 2 mitra.
Shiko fotografinë 1406206Shiko fotografinë 1406207

Supozohet qe eshte nje rast i vetem i nje femre me 2 mitra qe lind trinjak. Shancet per nje fenomen te tille jane 1 ne 25 milion lindje.
Shiko fotografinë 1406205
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

Tek kjo foto siper zina si i bjen ne nje miter ka 2 femije dhe tek njera 1 femije , dhe pse ndodh qe nje grua te ket 2 mitra ndonje deformim gjenetik apo esht gje normale qe ne x numer te dali nje e tille .
 
Po ne foto, nje miter ka 2 binjake, e tek tjetra eshte vetem nje femije.
Eshte anormale nje situate e tille, ska shume femra me 2 mitra, ne pergjithsi femijet nuk mbijetojne, behen aborte spontane, prandaj dhe jane bere te famshme keto femrat me binjake/trinjake.
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

E rendsishme eshte qe ka lindur mire e I ka sjell te shendetshem ne jete.
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

A do te thote qe esht anomali gjynah se perderi sa femija nuk mbijeton me mire te mos e nisin fare dhe ta adoptojne sepse ne radh te pare myt me duart e tua nje femije dhe ne radh te dyte rezikohet dhe nena , me mire direkt adoptim dhe mledh ment.
 
Ne pergjithsi nuk e dine qe kane 2 mitra, sepse eshte dicka e ralle, e jo te gjitha femrat shkojne te bejne analiza (ekografi) para se te mbesin shtatzane. Pastaj aq kohe sa ka mbijetues, besoj qe duhet te provojne te behen nena. Nqs nuk munden ne rrugen natyrale, mund te adoptojne , sic thua ti.
 
Titulli: Gruaja me dy mitra, lind me secilen nga nje femije

Mua ajo qe me cudit me shume eshte si ka mundesi ne Indi ndodhin keto qe jane 1 ne 25milion bohhhh. Te pakten kjo skuadren e futbollit e plotesoka me 5 -6 lindje Lool .
 
Back
Top