Gruaja gjermane lindi binjakë bardh e zi

Arfenilla

Themelues i Forumit

Gruaja nga Gjermania, Grit Funke, lindi binjakë të racave të ndryshme në Leipzig. “Vajzat janë shumë të bukura, duken si qumësht e çokollatë. Leonie është e bardhë, ndërsa Louisa e zezë”, tha nëna 40 vjeçare.




f.0104121350845_m.jpg


Ajo është bionde dhe me sy të kaltër, ndërsa babai i binjakëve është nga Nigeria.

“Ne e kemi edhe një djalë tjetër më të madh, ndërsa unë kam edhe dy fëmijë tjerë nga një lidhje e mëhershme. Nuk kishim planifikuar shumë fëmijë, por plani familjar dështoi. Mësova se jam shtatzënë, e më vonë edhe se do të lindë binjakë”, tha Grit.

Së pari lindi Leonie, e cila sipas Grit, është e adhuruara e babait, derisa Louise ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me mamanë.

“ثshtë më e qetë dhe flenë më shumë. Gjithmonë tallem kur them se këto janë gjenet e vërteta afrikane”, thotë Grit.

Mjekët thonë se probabiliteti i lindjes së binjakëve bardh e zi është një në një milion raste. lajm..
 
Titulli: Gruaja gjermane lindi binjakë bardh e zi

Sa i mire ky me ngjyreee!
 
Titulli: Gruaja gjermane lindi binjakë bardh e zi

Kjo pak e zeza doli me mrapa prandaj u poq pak me shume LOL LOL
 
Pe: Gruaja gjermane lindi binjakë bardh e zi

Kjo me ngjyre me e mir se ai i bardhi...
 
Back
Top