Gruaja e çoi në gjyq për dhunë, burri ish-polic e qëlloi me thikë dhe më pas me kallashnikov pak para seancës.

Detaje nga krimi në Elbasan

Elbasan-1.png

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi Elbasanin, ku burri vrau bashkëshorten e tij. “BalkanWeb” mëson se gruaja, kërkonte urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, por ish polici i mori jetën duke e masakruar me thike dhe qëlluar për vdekje me kallashnikov.

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin u shënua mesditën e kësaj të enjteje pranë gjykatës. Bashkëshortët Koço dhe Liljana Buzo përkatësisht 58 dhe 54 vjeç ishin duke iu drejtuar gjykatës se qytetit ku do të mbahej seanca për ish-policin, pasi e shoqja e kishte denoncuar për dhune dhe kërkonte urdhër mbrojtje ndaj tij.
Veçmas nga njeri-tjetri bashkëshortet ishin duke ecur drejt gjykatës, por 58-vjeçari i cili ishte duke e ndjekur të shoqen e ndaloi atë dhe pas konfliktit verbal që patën e qëlloi me thikë dhe me pas edhe me kallashnikovin që kishte me vetë duke e lënë të vdekur ne vend. Po ashtu te plagosur mbeten edhe 2 persona të cilët ndërhynë për të neutralizuar agresorin.
Njërin prej tyre e kapën plumbat në këmbë dhe tjetrin në dorë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në banesë. Autori i krimit, 58-vjeçari Koço Buzo u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia sekuestroi armën e zjarrit tip kallashnikov dhe thikën me të cilën ai qëlloi gruan.

Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme për motive xhelozie. Ishte kjo edhe arsyeja qe 58-vjeçari Koço Buzo ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, e cila kërkonte t’i jepte fund, por burri nuk ndali derisa i mori jetën asaj.[/COLOR]

(BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
:( :( . burri boo perendi.
 
Pastaj ulerisni: TE ISHTE E VERTET DO TA KISHTE DENONCUAR! Ska shtet qe te mbron.
Cfare skeni te qart kur shprehem qe kjo bote eshte kundra femres?!

Kur mashkullit i preket ego
kur ndihet i pafuqishem para indipendencen te bashkshortes
kur e shikon ate si prone
kur ajo i thot MJAFT,

prek me duar natyren e vertet te personit qe ke prane dhe pertej vetmis, zhgenjimit, frikes, pasigurise e te ardhmes, shkaterrimit psikologjik dhe shpirterore, duhet te perballesh edhe me pasojat... me reaksionin e paparashikueshem e nje mashkulli qe eshte jasht kontrollit.

nuk dua te perdor epitete sepse te gjith njerez jemi dhe kto jan pasojat e injorances.
 
Nje shoqeri ne tranzicion prodhon tranzicion ne te gjitha format dhe menyrat.
Mjerisht shkalla e dhunes ne nje shoqere,paraqet se sa te brishte dhe te ulet jane parametrat social dhe ekonomik te asaj shoqerie.
Shoqeria shqiptare akoma zien si kazani i bersive kur i vene per te ndare veren apo pjekur rakine.
Ne fund te fundit nje mashkull rritet nga nje femer!
Jane zenxhir shume gjera.
Kronikat e zeza jane pjese e cdo shoqerie njerzore,por jo te behen si sallat kur han buke.
Dhe keto vite femra ne shqiperi abuzohet shume keq,deri ne humbje jete.
 
Si mund ti jepet te mbaje arme nje person qe ka probleme mendore e para. Per cfare e quajne veten burra keta te zhburreruar?!

E dyta ceshtja e dhunes ne familje edhe pse ligjet jane ashpersuar shume mbetet serish plage e shoqerise shqiptare. Jane pikerisht insitucionet shteterore dhe mekanizmat e kontrrollit te tyre qe nuk funksionojne sic duhet dhe keto jane: 1. polici 2.Prokurori 3. Gjykata 4. Sherbimi Social 5. Avokati i Popullit. Nderkohe shoqeria civile merr para nda donatoret per sensibilizim publik dhe thjesht i perdorin per xhepat e tyre.

E treta mentalitetit dhe shoqeria maskiliste patriakale shqiptare edhe pse jemi ne 2021shin akoma nuk e kupton qe gruaja apo ish gruaja nuk eshte prone private e tij por eshte njeri me te drejta te barabarta ne familje dhe kudo ne shoqeri.

Dhe per ta permbledhur, nese keni te beni me partnere (cfaredo lloj statusi te keni pak rendesi ka) qe qofte dhe ngrejne zerin dhe tregojne mungese respekti ndaj jush largohuni urgjent prej tyre. Jeta ka alternativa me te mira sesa keta paburresa qe tregojne trimeri mbi nje femer. E nese jeni viktime e dhunes mos kini frike ti denonconi dhe te merrni urdher mbrojtje. 0 tolerance apo tju vije keq per keta ndyresira.
 
Nje shoqeri ne tranzicion prodhon tranzicion ne te gjitha format dhe menyrat.
Mjerisht shkalla e dhunes ne nje shoqere,paraqet se sa te brishte dhe te ulet jane parametrat social dhe ekonomik te asaj shoqerie.
Shoqeria shqiptare akoma zien si kazani i bersive kur i vene per te ndare veren apo pjekur rakine.
Ne fund te fundit nje mashkull rritet nga nje femer!
Jane zenxhir shume gjera.

Kronikat e zeza jane pjese e cdo shoqerie njerzore,por jo te behen si sallat kur han buke.
Dhe keto vite femra ne shqiperi abuzohet shume keq,deri ne humbje jete.

Pikerisht.
Dhe perderisa kto burra mbrohen dhe justifikohen nga nenat e tyre edhe ne moshe madhore, duhet te pranojme 'pasojat kok ulur' sepse nuk ke si te luftosh kunder injorances... me sa me pak deme.
Me shpres qe mos te cmendesh nderkoh...

Ja e denoncove, ja i doli nami... prit te perballesh edhe urrejtjen e familjes te tij sepse i prishe reputacionin. Imagjino te kesh femije minorene ne mes.

Oh Nev... un nuk arri te mos ndal lotet kur me kujtohet njera qe me erdhi ne dyqan dhe hoqi kapelen per tme treguar floket qe i kishte shkul ish shoqi.
 
Nuk di c`te them zemer,pervec se trishtim.
Ne jeten time nuk jam perplasur me dhune kurre.
Por ajo qe mund te them si keshille,eshte qe sapo nje femer shikon shenjat e dhunes duhet te shkepus cdo kontakt me ate ambjent dhune.
Tani te them te drejten ngelet me thene ' zot mos na provo.
Sepse te gjithe me fjale dime te japim keshilla t`ia dalim mbane situatave ama kur gjendesh ne nje situat te tille,pastaj gjerat jane me komlekse e te thella.
 
Prandaj zgjidhja me e mire ne kto raste eshte ta vrasesh ne gjume, perpara se te vrasi.
 
Ajo vdiq , cudia me e madhe tre dite do zgjas dhe do harrohet
Po ata femije? Po ata familjare?
Pa gam gam -et virtuale na kane mbushur mendjen ...
te tere flasin nga maja e olimpit mbi idealizma si duhet te ishte ne parim....po kjo shoqeri eshte kudo dhe injoranca nuk eshte pjelle e Shqiperise vetem!

Perfundimi eshte ..... zot na ruaj se mendje ligu ..ligesine e pabesine njeh!
 
Grua!???
Çfare i ke keto ide te çuditshme ne koke?!
Booh, me fal se u ngaterrova, qekam ne forum ktu.
Isha tu pa kte filmin ku vret burrin polic kjo, perpara se ta vrase ai ?
enough-2002.jpg
 
ama inskenoi njehere sikur vdiq korba , pastaj ia cau ballin edhe pse nuk donte :p
E hengri direkt ai, ju duk vetja mashkull i fuqishem. Se dinte i ziu qe gruaja ka 7 jete, s'vdes kollaj ?
 
e me mja ci keni kto
Mony une jam ajo e 2 gishtave.. ama kur cenohet e imja e ska dialog...atehere duhet te mbijetosh.. nuk i ndihet mungesa nje elementi te tille.
 
Ajo vdiq , cudia me e madhe tre dite do zgjas dhe do harrohet
Po ata femije? Po ata familjare?
Pa gam gam -et virtuale na kane mbushur mendjen ...
te tere flasin nga maja e olimpit mbi idealizma si duhet te ishte ne parim....po kjo shoqeri eshte kudo dhe injoranca nuk eshte pjelle e Shqiperise vetem!

Perfundimi eshte ..... zot na ruaj se mendje ligu ..ligesine e pabesine njeh!
Mjerë fëmijët dhe mjerë ajo që iku në mënyrën më brutale por që fatkeqsisht nuk është dhe nuk do jet as e para dhe as e fundit ☹.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top