Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Grindjen mes fëmijëve dhe 4 arsyet pse fëmijët grinden?

Grindjen mes fëmijëve dhe 4 arsyet pse fëmijët grinden?​


Grindja mes fëmijëve shihet shpesh në familjet me shumë fëmijë dhe është diçka e natyrshme. Rivaliteti mes vëllezërve dhe motrave është i zakonshëm, por mosmarrëveshjet e vazhdueshme mund të dëmtojnë dinamikën e familjes dhe shëndetin emocional të fëmijëve. Ne do të diskutojmë metoda të dobishme për të trajtuar mosmarrëveshjet e vëllezërve dhe motrave dhe për të inkurajuar unitetin në shtëpi.

Për të kuptuar se si t’i ndaloni fëmijët nga grindjet, është thelbësore të eksploroni shkaqet rrënjësore të kësaj sjelljeje. Fëmijët mund të luftojnë për arsye të ndryshme, nga xhelozia dhe konkurrenca për vëmendje e deri te mërzia e thjeshtë. Të kuptuarit pse fëmijët grinden është hapi i parë për të gjetur zgjidhje efektive për të parandaluar dhe menaxhuar konfliktet.

“Nëse ne i mësojmë fëmijët të respektojnë veten dhe të tjerët, nuk do të shqetësohemi për grindjen e tyre.” – Emmett D. Carson.

4 arsye pse fëmijët grinden

“Lufta” mes fëmijëve mund të ndodhë për arsye të ndryshme, nga xhelozia dhe konkurrenca për vëmendje e deri te mërzia e thjeshtë, por si prind dhe mësues, ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe t’i dëgjojmë ata. Sipas pediatrit të Cleveland Clinic, ne duhet të festojmë individualitetin, të krijojmë mundësi bashkëpunimi dhe të qëndrojmë të qetë dhe në kontroll.

Ja cilat janë arsyet më të zakonshme pse fëmijët grinden:

  1. Sjellje që kërkon vëmendje
Një nga arsyet më të zakonshme pse fëmijët grinden është sjellja e kërkimit të vëmendjes. Fëmijët mund të luftojnë për të fituar vëmendjen e prindërve të tyre, veçanërisht kur neglizhohen ose anashkalohen.

  1. Lufta për pushtet
Një tjetër arsye e zakonshme për grindjet e fëmijëve është lufta për pushtet. Fëmijët mund të luftojnë për të vendosur dominimin ose kontrollin mbi vëllezërit e motrat e tyre, veçanërisht në rastet me një diferencë të madhe në moshë.

  1. Xhelozia
Xhelozia për trajtimin preferencial të perceptuar nga prindërit ose pabarazitë në aftësi, arritje ose privilegje është gjithashtu një shkak i zakonshëm i grindjeve të fëmijëve.

  1. Mërzia
Fëmijët që nuk kanë asgjë për të bërë mund të luftojnë butësisht për të kaluar kohën ose për t’u argëtuar, gjë që përfundimisht mund të kthehet në zënka serioze.

Burimi: Ursula Cruz, SplashLearn
Përkthyer nga: Dr. Leudrita Mustafa, Prinderimi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back