Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Greqia “zbulon” milionat e kryepeshkopit.

Greqia “zbulon” milionat e kryepeshkopit.


18.10.2008 12:05

Nga Aleksander Marku


ATHINE- Athina zbuloi dje pasurinë milionere të kryepeshkopit grek, Kristodhulos, pikërisht në momentin më të keq politik të konservatorëve në vend dhe pas implikimit të disa qeveritarëve në një skandal lidhur me këmbimin e pronave shtetërore me ato të Kishës. Publikimi i pasurisë së ish- kryepeshkopit grek ka ngjallur reagime të shumta si tek kritikët e tij, ashtu edhe tek admiruesit e besimtarët grekë. Në shtëpinë e tij janë gjetur sende me një vlerë të jashtëzakonshme, ndërsa të gjithë kujtojnë këshillat e tij ndaj njerëzve të zakonshëm kur predikonte dhe i këshillonte të jetonin thjesht, pa komoditete dhe të ishin të bindur. Në katalogun e objekteve të gjendura të cilin e kanë nënshkruar organet gjyqësore, shefi i policisë greke, përfaqësuesi i organit të tatim-taksave, një noter, disa përfaqësues të Kishës greke dhe dy prej priftërinjve që rrinin pranë tij, numërohen midis të tjerash:
-Objekte të vogla të përdorimit të përditshëm me vlerë 1.000.000 euro.
-600 cifte kopsash të florinjta dhe të argjenda.
-140 prej tyre kanë diamante dhe gurë të cmuar prej zefiri.
-Mbi 100 pena dhe stilografë të florinjta dhe të argjendta me një vlerë të pallogaritshme.
-Mbi 50 kryqe të florinjtë të bekimit me gurë të cmuar.
-Divanet dhe kolltukët e salloneve ,të zyrës dhe të dhomave nga vetë dy firmat më të shtrenjta në botë Versace dhe Armani. Perde mëndafshi me vlerë të pallogaritshme.
-Qindëra këmisha mëndafshi si dhe këpucë nga dy firmat më të shtrenjta në botë Sebago dhe Church’ s, nga ato që mbajnë vetëm lordët anglezë dhe princat me vlerë ,një palë mbi 1000 euro.
- 100 pizhame të firmës Versace.
-50 veshje zyrtare të kryepeshkopit me vlerë secila prej tyre mbi 300.000 euro.
-12 kurora të arta me gurë të cmuar,kryesisht diamantë me vlerë mbi 300.000 euro secial.
- 40 shufra floriri të zbukuruara me diamante,gjatësia e secilës mbi 50 cm dhe me vlerë për secilën mbi 20.000 euro .
-Dy gota më një vlerë të jashtëzakonshme, vepra arti dhurata njëra e Patriarkut Bartolomeo dhe tjetra e Papës Benedikt.
-Dhjetra mbajtëse qirinjsh të arta dhe të argjendta .
-Dhjetëra service për të qerasur,tabaka argjendi ,frutiera,gota kristali dhe të argjendta .
-Service ushqimi të florinjta dhe sete pjatash tepër të kushtueshme.
-Katër piktura dhe gjashtë gravura me një vlerë të pacmuar që i përkasin muzeut Benaki të Athinës për të cilat paguante qera kolosale cdo muaj.
-Skicat e dy vilave tepër luksoze pronë të tij ,që do ndërtoheshin në një siperfaqe toke 8.000 metra secila në zonat më të shtrenjta të Athinës dhe Korinthit.
-Një shumë disa milionëshe euro për ndërtimin e një muzeu të quajtur «Kryepeshkopi Hristodhulos», ku do të rruheshin gjithë sendet e tij personale.
Sipas komenteve të disa gazetarëve grekë pas publikimit të pasurisë së tij, asnjë president grek, kryeministër i vjetër apo i ri, ose ndonjë biznesmen, nuk ka të tillë shtëpi. Më kritikë ndaj luksit të tepruar të shtëpisë së udhëheqësit të Kishës greke për disa vite me radhë, janë vetë grekët besimtarë, të cilët përballen çdo ditë e më shumë me problemet ekonomike, në kohën kur pasojat e krizës më të madhe financiare në botë po fillojnë të prekin dukshëm vendet europiane. Reagime ka dhe në qarqet politike, të cilat së shpejti, ashtu siç edhe kanë deklaruar partitë parlamentare, do të votojnë ligjin për ndarjen e Kishës nga shteti, pasi siç dihet, Kisha Ortodokse greke nuk tatohet për asnjë prej aktiviteteve të saj, është një prej zotëruesve më të mëdhenj të pasurisë së patundshme të vendit, si dhe prej aksionerëve më të fuqishëm të bankave greke.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Kryepisikopi verteton thelbin zhvates te Kishes Ortodokse Greke.
 
sme ben pershtypje ketu kryepishkopia punon si mafia italiane thjesht mer perqindje nga kishat e tjera dhe nga njerzit e pa afte te mendojne sakte (marrje pasurish etj etj) llogjikisht nje pjese shkojne edhe tek ''Kumbari''
 
- 100 pizhame të firmës Versace. LOL

Ta marre vesh Greqia nese akoma nuk e di dhe e gjithe bota se c'eshte feja dhe pushteti i saj ne kete vend racist dhe te prapambetur...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back