Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Greqia, ratifikon MSA-në me Shqipërinë, me shumicë votash

• Nga Aleksandër Marku
Parlamenti grek ka miratuar MSA-në me Shqipërinë. Pas një seance të gjatë parlamentare, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar Vili Minarolli, është ratifikuar me shumicë votash Marrëveshja e asocim stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kjo seancë është shoqëruar nga protesta në ambientin e jashtëm përballë parlamentit, të organizuara nga grupe të minoritetit helen OMONIA.

GREQI- ثshtë arritur të ratifikohet Marrëveshja e Asocim Stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian nga ana e parlamentin grek. Edhe pse gjatë seancës së sotme ka pasur debate të shumta mes deputetëve grek në lidhje me mos ratifikimin e MSA-së, Kuvendi me shumicë votash i ka thënë “PO“ MSA-së.
“Pro” marrëveshjes kanë votuar partitë më të mëdha greke, si ajo e PASOK, Demokracia e Re dhe Partia Komuniste.
Ndërkohë në fund të kësaj seance parlamentare drejtuesja e seancës ka përshëndetur ambasadorin Shqiptar në Greqi zotin Vili Minarolli, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë pas kërkesës së tij.

Greqia, pritet ratifikimi i MSA-së së Shqipërisë. OMONIA proteston

Ora 19:25 Në një seancë të posaçme me debat Parlamenti i Greqisë ka nisur sot shqyrtimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj seance partia nacionaliste greke LAOS ka dhënë qëndrimin e saj kundër ratifikimit të MSA-së ku përdorën si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mosratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqiasë, përsa kohë sipas tyre Shqipëria nuk respekton të drejtat e vorio-epirotëve.
Ndërsa, partite kryesore greke, Demokracia e Re, e Pasokut dhe Partia Komuniste që në fillim të seancës kanë deklaruar votën pro MSA-së.
Ku sipas tyre integrimi i Shqipërisë në BE është një kusht më shumë për mbrojtjen e minoriteteve. Madje deputetë të Pasok propozuan dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, propozim i cili u kundërshtua nga nacionalistët. Deputetë të tjerë kërkuan që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mos të jetë thjesht integrim gjeografik, por integrim thelbësor
Ky proces është ndjekur me vëmendje edhe nga ana e ambasadorit Shqiptarë në Greqi Vili Minarolli, i cili ndodhet i pranishëm në Kuvendin grek dhe po ndjek më nga afër zhvillimet e kësaj seance.
Ndërkohë pak para fillimit të seancës plenare rreth 150 përfaqësues të minoritetit grek dhe anëtarë të shoqatës ultranacionaliste “Hrisi Avgji” u mblodhën para parlamentit ku protestuan dhe kërkuan qe kuvendi grek të mos ratfikojë MSA-në me Shqipërinë.

Afro një muaj e gjysmë më parë, OMONIA i kërkoi zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor, Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelonte domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t’i japë “OK”-in hyrjes së saj në familjen evropiane.
Vendi fqinj ka ngelur i fundit i anëtarëve të Bashkimit Evropian, që nuk e ka ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera.

(a.r – e.n/news24/balkanweb)
 
Titulli: Greqia, ratifikon MSA-në me Shqipërinë, me shumicë votash

shqiperia nuk duhet ti jene mirnjohes greqise sepse kan qene te fundit qe kan bere kete, vetem se nuk kishin nga ja mbanin.

greket jan populli me i pa bese ne bote.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back