Greqia përmbys Nigerinë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0617175352268_m.jpg

Përfaqësuesja e Greqisë ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli për të fituar me rezultat 2-1 përballë Nigerisë, në takimin e zhvilluar të enjten në Free State Stadium në Bloemfontein.

Nigeria e filloi mirë takimin duke arritur te goli i avantazhit pas një goditjeje të lirë të Kalu Uche (16’).

Mirëpo, gjerat i vështirësoi Sani Kaita, i cili u përjashtua me karton të kuq (33’), duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Epërsinë numerike në fushë grekët e shfrytëzuan që në pjesën e parë duke arritur ta barazojnë rezultatin me golin e Dimitris Salpingidis (43’).

Përkundër se luanin me një lojtar më pak, nigerianët u treguan kundërshtarë të vështirë për Greqinë, megjithatë në minutën e 71-të helenët arritën deri te goli i epërsisë të cilin e realizoi Vasilis Torosidis.

Këto janë tre pikët e vetme të Greqisë në Grupin B, dhe kështu barazohet me pikë me përfaqësuesen e cila e mposhti në xhiron e parë, Korenë e Jugut. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top