Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Greqia përkujton Luftën Italo-Greke

28 tetori përkujtohet çdo vit në Greqi si dita kur grekët i thanë 'Jo' ultimatumit të Musolinit, duke filluar kështu një luftë e cila më së shumti u zhvillua në Shqipëri dhe ka mbetur në histori me emrin Lufta Italo-Greke.

E filluar në vitin 1940, ajo solli si pasojë edhe vendosjen e gjendjes së luftës ndërmjet Greqisë e Shqipërisë, me shkas faktin se sulmi italian filloi nga toka e pushtuar shqiptare. Qeveria greke e abrogoi gjendjen e luftës në vitin 1987, por efektet e saj juridike ende nuk janë shfuqizuar, pavarësisht se Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një traktat miqësie e bashkëpunimi në vitin 1996.

Të martën në paradën tradicionale ushtarake që do të zhvillohet si përvit në Selanik, do të ketë një risi mbresëlënëse. Në tribunën e paradës do të ndodhet ministri i mbrojtjes i Turqisë, i Bosnjës, si dhe disa zëvendësministra të vendeve të rajonit, mes të cilëve edhe i Shqipërisë.

Praninë e mysafirëve nga rajoni, ministri grek i mbrojtjes, Evangerlos Meimarakis, që ishte dhe nismëtar i ftesës, e cilësoi si një mesazh të përbashkët se këto vende duan të jetojnë në paqe, stabilitet e siguri, me fqinjësi të mirë ndërmjet të gjithëve, kështu që të ecin drejt zhvillimit e prosperitetit. Vetëm ministria e mbrojtjes e Maqedonisë nuk iu përgjigj ftesës greke.

Prania e ministrit turk të mbrojtjes, Vezhdi Gjonul, është në qendër të vëmendjes, nga frika e incidenteve që mund të shkaktojë mërgata qipriote në Selanik që është shumë e fuqishme, por edhe organiazata të ekstremit të majtë që përkrahin çështjen kurde. Megjithatë, edhe partitë opozitare greke nuk e kanë parë negativisht faktin e pranisë së zotit Gjonul, ndërsa shtypi, me një ndjenjë ironie thekson se ministri turk, gjatë paradës ushtarake do të ketë rastin të konstatojë se ku janë investuar miliardat e eurove që Greqia ka shpenzuar e shpenzon për armatime, kryesisht për shkak të rrezikut imagjinar nga fqinji i vet lindor.

Për herë të parë pas 68 vjetësh në tribunën e paradës do të jetë edhe ambasadori i italisë në Athinë, Xhanpaolo Skarante. Ambasadori Skarante nuk do të ndihet në pozitën e paraardhësit të tij të hershëm në Athinë, Graci, i cili më 28 tetor 1940 i dorëzoi kryeministrit Joanis Metaxas ultimatumin poshtërues që kryeministri grek e hodhi poshtë.

Ndryshe nga rasti i Shqipërisë, Greqia me Italinë nënshkruan një traktat paqeje që në vitin 1949 dhe që atëherë marrëdhëniet midis të dy vendeve janë forcuar vazhdimisht.


BBC
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back