Greqia merr presidencën e BE-së

Love

βeℓℓe â๓e
017314179_40300.jpg


Greqia vazhdon të jetë në një krizë të thellë ekonomike. Papunësia është 27% duke shënuar një rekord negativ. Taksat po rriten. Shpenzimet në sektorin publik po bien. Qindra miliarda euro janë ngrirë në borxhe. Gjenda po përmirësohet shumë ngadalë, një situatë kjo që deputeti grek Konstantinos Karagkounis e konsideron si "katastrofë humanitare". Karagkounis, që i përket partisë konservatore të kryeministrit Antonis Samaras, gjatë një vizite në Berlin tha, se ndonëse treguesit janë në ngjitje, situata e grekëve të zakonshëm është dramatike. "Ne duhet t'i bëjmë ballë kësaj situate të vështirë. Presidenca greke në BE duhet të menaxhojë sfida të mëdha." Greqia më 1 janar 2014 merr për gjashtë muaj drejtimin e presidencës së radhës në BE. Qeverisë greke i duhet të drejtojë qindra mbledhje, të organizojë negociata komplekse dhe 13 seanca të Këshillit të Ministrave në Athinë.

Trojka gjithnjë e pranishme

Shumë grekë e konsiderojnë kontrollin e buxhetit nga e ashtuquajtura trojka e përbërë nga Komisioni i BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si një pushtim të huaj. Trojka në konsultimet për buxhetin i ka premtuar qeverisë greke 50 milionë euro për presidencën e BE-së. Por vetëm 50 milionë euro, sipas eurodeputetit liberal Jorgo Chatzimarkakis nuk mjaftojnë: "Grekët gjashtë muajt e ardhshëm duhet t'ia dalin me një buxhet që është rreth 40% më i ulët se ai i presidencës aktuale të Këshillit të BE-së." Gjatë menaxhimit dhe duke marrë parasysh numrin e lartë të veprimtarive duhet kursyer fort, thotë për DW Chatzimarkakis. "Por ndërkohë grekët janë ambientuar me kursimet dhe besoj, se ata mund të vendosin edhe norma në këtë aspekt se si mund të menaxhohet në të ardhmen presidenca e BE-së në mënyrë efikase duke mos përdorur shumë para nga taksat." Ministri grek për Europën, Dimitris Kourkoulas, deklaroi madje, se ai do që t'i bëjë ballë presidencës edhe me më pak para nga sa është miratuar për buxhetin. "Ujë mineral dhe verë spumante si në Spartë", u shpreh një punonjës i ambasadës greke në BE.

Përmirësimi i imazhit

Kryeministri grek Antonis Samaras dha gjatë një takimi me Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso në Bruksel një pasqyrë të prioriteteve kryesore të Greqisë si presidente e radhës e BE-së. Athina do të nxisë rritjen ekonomike dhe kohezionin social të Evropës dhe do të kujdeset për politikën e refugjatëve në BE. Po ashtu Samaras do t'i japë përparësi edhe përsosjes së Unioni Bankar.

Në lidhje me rritjen ekonomike qeveria greke e koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve do të japë shembullin e saj dhe ta surprizojë BE-në pozitivisht: Greqia do që në vitin 2014 t'i lërë pas ndihmat ndërkombëtare dhe të kthehet në rrugën e zhvillimit. Por aktualisht këtë gjë e besojnë vetëm pak vetë në Evropë. Madje ka edhe nga ata që tërheqin vëmendjen, se ndoshta grekët mund të mbingarkohen me presidencën e BE-së, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të vendit.

Megjithë krizën Greqia do të kujdeset për një presidencë të mirë dhe të orientuar nga rezultatet beson Panajotis Ioakeimidis, profesor për Politikën Europiane në Universitetin e Athinës. Tek e fundit grekët duan që përmes një kryesimi të suksesshëm të BE-së të përmirësojnë imazhin e vendit dhe të rivendosur besueshmin. "Dhe kjo do të ketë sukses, unë jam i bindur," thotë profesori nga Athina.

Kështu beson edhe eurodeputetja socialiste Sylvana Rapti, e cila konsiderohet si mike e ngushtë e ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos. Rapti thotë se dyshimeve në lidhje me aftësinë e Greqisë për të përballuar me presidencën "bëhen nga ligësia" dhe shton "për krahasim edhe presidenca belge (në vitin 2010) u shoqërua me shqetësime, sepse belgët në atë kohë nuk kishin as qeveri, por ata bënë një presidencë të mirë, dhe kriza e brendshme nuk e preku veprimtarinë evropiane"

Shpresë për një Evropë sociale

Greqia e merr presidencën e radhës të BE-së për herë të pestë. Më parë ajo ishte presidente në vitet 1983, 1988, 1994 dhe 2003. Si thuajse asnjë vend tjetër i BE-së Greqia donte ta përdorte në të kaluarën këtë funksion për një Evropë sociale. Por sukseset e saj ishin modeste. Në vitin 1988, kryeministri i atëhershëm grek Andreas Papandreu nguli këmbë për një Kartë Sociale Evropiane, por kjo u arrit një vit më vonë nën presidencën franceze. Në vitin 1994 në rend të ditës dolën negociatat mbi zgjerimin e BE-së në pjesën veriore, kurse në vitin 2003 përpjekjet e Athinës për një Evropë sociale u zbehën plotësisht nga kriza në Irak.

.Në krye të përpjekjeve të Greqisë si presidente e radhës 2014 do të jenë sidomos programet për punësimin e të rinjve dhe financimi i tyre. Sylvana Rapti beson se këtë vit Greqia do t'ia dalë me përpjekjet e saj, sepse thirrjet për një Evropë më sociale po bëhen gjithnjë e më të larta. Eurodeputetja Rapti beson se jo vetëm në Greqi, por edhe në Gjermani, Francë apo Britaninë e Madhe njerëzit ëndërrojnë për një Evropë sociale.

Presidenca e BE si një ndërmjetës i ndershëm

Greqia e ka të qartë se pas reformës së Lisbonës në vitin 2009 shteti që ka presidencën e radhës nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Këtë e tha në një intervistë me revistën ekonomike greke Naftemporiki (29.11.) edhe ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Profesor Ioakeimidis mendon megjithatë se edhe pas Marrëveshjes së Lisbonës, shteti që ka presidencën e radhës ka mundësi që të ndikojë në politikën evropiane si një ndërmjetës i ndershëm dhe pikë lidhëse mes institucioneve të Evropës, Komisionit, Parlamentit dhe qeverive të vendeve anëtare, në mënyrë që këto të bien në qëndrime të përbashkëta.

Greqia nuk do të abuzojë me presidencën e radhës për të zgjidhur problemet e saj, siguron profesori për Politikën Evropiane. Natyrisht që gjatë presidencës do të diskutohet edhe për regullimin e borxheve greke, por kjo nuk ka të bëjë me gjërat e tjera: "Presidenca e BE-së do të jetë evropiane,dhe jo një presidencë greke," shpjegon Ioakeimidis.

Problemi i refugjatëve

Eksperti i Evropës Panajotis Ioakeimidis thotë se një ndër pikërëndesat e presidencës greke të BE-së do të jetë edhe politika e refugjatëve dhe e emigrimit. Në këtë fushë ka tensione mes interesave të çdo vendi dhe politikës së përbashkët evropiane. Panajotis Ioakeimidis nuk beson se Greqia do të verë në rend të ditës ndryshimin e Marrëveshjes së Dublinit për politikën ndaj refugjatëve, por mendon se në këtë marrëveshje ka gjëra që mund të përmirsohen. Në rend të ditës do të jetë tema të tilla si agjencia për mbrojtjen e kufijve FRONTEX apo konsultime të grupit të punës për Mesdheun.
Shekulli
 
Titulli: Greqia merr presidencën e BE-së

Shendet ne STATUSIT dhe ne Qershor,Se vetem po falem Detin e marrim,keshtu qe te shpresojm qe politika Shqiptare S"do na shesin rendomt Territorin tone Detar.
 
Titulli: Greqia merr presidencën e BE-së

Mos u shqeteso NV se do i japi Rilindasi yne Kryeminister, Piktori Edi Rama zgjidhje edhe ketij problemi. Ai na ka premtuar qe do beje dy gjera:

1. Do nxjerri nje test analfabetizmi per te pare se sa eshte perqindja e vertete e analfabetizmit ne vend. Na ka premtuar qe do ta marri edhe vete kete test.

2. Do ti japi fund bixhozit ne Shqiperi pasi bixhozi po e rrenon Shqiperine!

Po nuk mjaftuan keto te dyja, ai do te pikturoje edhe nje pikture madheshtore te Shqiperise me ngjyrat e ylberit e do t'ia dhuroje komisionereve te BE, qe kur te degjojne emrin Shqiperi, ne mendjen e tyre te vijne ngjyrat e bukura te ylberit.

Po nuk na pranuan as me keto te treja, pastaj nuk ka rruge tjeter:

- Edi Rama do ti marri shqiptaret nje nga nje tek zyra e tij ne Kryeministri e do ti rilindi sipas imazhit te tij.

Sikur te ishin gjithe shqiptaret si kryeministri i tyre Rilindas, Shqiperia do te ishte parajse mbi toke!


hajduti
 
Titulli: Greqia merr presidencën e BE-së

He se me grekun e rregullon piktori
 
Titulli: Greqia merr presidencën e BE-së

Nese vendet e tjera te BE-se jane PRO statusit te Shqiperise Greqia ska cben mgjate une jam skeptike dhe per nje 3-4 vjecar nuk e marrim dot kete status.
 
Titulli: Greqia merr presidencën e BE-së

E gëzovsh Greqi :p Ke me pas punë me Britaninë e Madhe , ke me pas punë të madhe në fakt , plus e dyta si Greqi , jeni shembull konkret se si një grua mundet me e fut një shtet në shishe , e kam fjalën për inxhen Merkel.:cek: , prap te ajo keni me shku::kafe:: , kurse për zhvillimin e premtimeve që i keni dhanë , mos të ishin 27 ministrat tjerë të jashtem punet kishin me ec si një kermill:kermill:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top