Greqi, sot rifillojnë negociatat për reduktimin e borxhit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50733.jpg

ATHINE - Huadhënës nga 32 institucione financiare, që kanë dhënë borxhe për Greqinë u takuan dje në Paris për të diskutuar hapin e tyre të ardhshëm, përpara se të mbërrijnë sot në Athinë për bisedime të mëtejshme mbi reduktimin e borxhit.

Negociatat për përgjysmimin e borxhit të Greqisë ndaj investitorëve privatë kanë hyrë në një rrugë të vështirë.

Huadhënësit më të mëdhenj kanë rënë dakort që të falin nga borxhi që u ka atyre qeveria e Athinës, por negociatat kanë ngecur tek përqindja e interesit që investitorët duhet të pranojnë për borxhin e Greqisë.

Ata kërkojnë një interes prej 4% për borxhin grek, ndërsa udhëheqësit europianë po ushtrojnë presion që interesi të jetë në shifrat 3.5%, me qëllim që të ndihmohet Greqia e rrënuar nga borxhet, të mëkëmbë ekonominë e saj në vitet e ardhshme.

Udhëheqësit europianë thonë se Greqia ka nevojë që të përmbushë marrëveshjen me kreditorët privatë, dhe të vendosë masa edhe më të ashpra buxhetore, përpara se të miratohet një tjetër këst kredie për të.

Shtypi grek bën me dije se sot duhet të mbarrijë në Athinë, kreu i Institutit Financiar Ndërkombëtar Charles Dalaras për negociatat mbi PSI.

Kryeministri Papadhimos ka shprehur optimizëm të përmbajtur për përfundimin me sukses të këtyre negociatave. Në një bisedë me gazetarët ai tha se «do të kemi një rezultat pozitiv deri në fund të javës». I pyetur nëse do të kthehet në Athinë kreu i Institutit Monetar Ndërkombëtar (IIF) Charles Dallaras, Papadhimos tha se «kjo do të jetë vizita e tij e fundit, megjithse sic shtoi nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të mbyllet edhe nga distanca».

Dihet tashmë se negociatat me sektorin privat kanë lidhje me programin e kredisë së re për Greqinë, i cili do të përfundojë në ditët e ardhshme, nëpërmjet bisedimeve me Trojkën.

Pa 130 miliard euro të programit të ri, nuk mund të ketë as program të shkëmbimit të bonove greke PSI, as të financohen nevojat e Greqisë në vitet e ardhshme. (Balkanweb.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top