Greqi, në rrezik pronat e shqiptarëve

braziljania

Anëtar i Nderuar
Udhëzimi i kabinetit të Karamanlis vendosi afatin final 16 tetorin. Reagon kreu i PDI-së, Tahir Muhedini: Duhet të ndërhyjë urgjent Tirana zyrtare


Qeveria greke ka nxjerrë së fundi udhëzimin që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë të shqiptarëve në vendin fqinj, të cilët nuk janë pak. Pjesën më kryesore të këtyre pronave e zënë pronat e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative". Udhëzimi është miratuar këtë verë nga qeveria greke dhe i jep afat shtetasve grekë deri më 16 tetor të dorëzojnë dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para. Për shtetasit e huaj që kanë toka në Greqi, ky afat është deri më 18 tetor, çka është një kohë e pamjaftueshme për pajisjen me viza greke të shqiptarëve çamë, në momentin që burokracitë në ambasadën greke janë rritur në masë.

Vendimi

Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti helen nuk i ka lehtësuar procedurat që çamët të marrin lehtësisht viza në ambasadën greke. Periudha për regjistrimin e pronës është shumë e shkurtër. Personat e huaj të interesuar për të regjistruar pronën e tyre në hipotekë kanë vetëm 53 ditë, duke u nisur nga fakti që afati përfundimtar i vendosur nga qeveria greke është data 18 tetor i këtij viti.

Procedurat

Që një shqiptar, (të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga اamëria prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore), të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Por, nuk mund të jetë vetë ai që do ta hapë këtë çështje gjyqësore. Në mënyrë absurde, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili rekomandohet të jetë grek. Por nuk përjashtohet mundësia edhe e një avokati shqiptar, me kushtin e vetëm që të di shumë mirë gjuhën greke. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Por vetëm udhëtimi i pronarëve legjitimë në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u paraqitur ata vetë, do ta zgjidhte një herë e mirë këtë problem. Por ka shumë pengesa për një gjë të tillë, pasi burokracitë e ambasadës greke pengojnë lëshimin e vizave për këtë kontingjent qytetarësh, sapo mëson se ata i përkasin popullsisë çame. Pronarët legjitimë, të trojeve apo objekteve në Greqi, të cilët banojnë në Shqipëri, kanë më pak se dy muaj kohë për të regjistruar pronën e tyre në zyrën e Hipotekës në Greqi. E.A



Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet
 
Historiku


Largimi i çamëve nga Greqia


Ka pasur tri faza të veçanta të emigrimit të popullsisë çame nga Greqia Veriore. E para, ishte gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas nënshkrimit të Konventës turko-greke të Lozanës në janar 1923, dhe e treta në fund të Luftës së Dytë Botërore, në periudhën nga qershori 1944 deri në mars 1945, kur llogariten të jenë vrarë 5 mijë burra, gra dhe fëmijë. Pjesa tjetër e popullsisë çame kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri. اamët kërkojnë njohjen e të zhdukurve si rezultat i këtyre konflikteve dhe të drejtave pasurore të mbi 150 mijë të tjerëve. Megjithatë, Athina zyrtare e konsideron çështjen çame si një "çështje që nuk ekziston". Por, Parlamenti Evropian, jo vetëm një herë ka kërkuar nga qeveria e Greqisë që të zgjidhë të drejtat e popullsisë çame, në bazë të Kartës së OKB-së dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare.



Intervista/ Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, reagon pas vendimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave


PDI: Qeveria të hyjë në negociata me Athinën


"Bollano spekulativ, ka abuzuar me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare"



Reagojnë qarqet politike shqiptare ndaj udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin nga e para të të gjitha pronave në Greqi.

Partia për Drejtësi dhe Integrim është duke hartuar një relacion për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe po përgatitet për takime direkte me shefin e qeverisë, Sali Berishën, dhe Presidentin Bamir Topi. Në një intervistë për "Shqip", kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, kërkon nga shteti shqiptar

që të ndërhyjë për këtë çështje në Parlamentin Evropian dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. "Duhet t‘i krijohet kushte popullsisë shqiptare çame që të shkojë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar ‘de jure‘", tha Muhedini.

Qeveria greke ka nxjerrë një udhëzim që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi, çka rrezikon pronat e shqiptarëve dhe çamëve në shtetin fqinj. Si e gjykoni ju këtë dhe çfarë qëndrimi do të mbani kundrejt këtij vendimi?

Partia për Drejtësi dhe Integrim ka dalë hapur për të drejtat e popullsisë shqiptare çame, ku dihet botërisht që është shkelur i gjithë programi ndërkombëtar dhe këtu hyjnë edhe pronat për shqiptarët e اamërisë. Mendimi im për këtë vendim të qeverisë greke është spekulant për vendin, pasi pronat e popullsisë çame që janë pronar "de juro" duan t‘i shfrytëzojnë me të gjitha format dhe mjetet në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Partia për Drejtësi dhe Integrim do të mbajë masa urgjente, do të njoftojë me një relacion të gjithë trupin diplomatik të ndodhur në Shqipëri, do të kërkojë një takim me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Do të njoftojë të gjitha institucionet e Parlamenteve Evropiane dhe do të jetë karshi kërkesave të çamëve që prona t‘i shkojë të zotit dhe pronat e shqiptarëve të اamërisë nuk duhet t‘i shfrytëzojë dhe spekulojë shteti grek. Unë mendoj se ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të jetë më i drejtpërdrejtë karshi kërkesave të popullsisë shqiptare çame. Shikoj që ka dy standarde. Shteti grek, duke përfituar që ne po anëtarësohemi në NATO dhe kërkojmë ratifikimin e të gjitha shteteve për MSA-në dhe, para se të japë firmën përfundimtare, kërkon të bëjë tri varreza masive që është, për mendimin tim, një veprim spekulativ, për arsye se aty nuk ka trupa ushtarësh grekë dhe këtu u bë problem kjo, që u morën trupa dhe eshtra të fshatarëve për t‘u vendosur në varrezat e ushtarëve grekë. Mendoj se shteti shqiptar nuk mori masat e duhura për t‘u treguar vendin këtyre abuzuesve apo klerit të Kosinës, i cili u vu para përgjegjësisë, por shteti grek, me ndërhyrjet e tij, e la në heshtje këtë zhvillim masiv që iu bë fshatarëve të Kosinës. Dhe kështu, shteti grek, gjithmonë pretendon për minoritetin grek, dhe ndërkombëtarët e kanë pikë të dobët dhe Parlamenti Evropian është shumë i ndjeshëm për çështjen e minoriteteve. Shteti grek duhet të ketë parasysh që të zbatojë kërkesat e minoritetit shqiptar që janë në Greqi, ku përfshihen edhe shqiptarët çamë që u dëbuan me një gjenocid. Këtu tani, shteti grek thotë që të bëhet regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Si mund ta bëjë një krahinë e tërë me popullsi çame këtë veprim, në një kohë kur shteti grek nuk lejon lehtësim për këtë popullsi që të shkojë të bëjë regjistrimin. Këtu, popullsia shqiptare çame ka kërkuar të shkojë të shikojë pronat dhe shtëpitë e tyre, dhe Greqia, në mënyrë flagrante, nuk jep viza dhe si mund të shkoje ky shtetas shqiptar çam që të bëjë regjistrimin e pronës së tij. Këtu, besoj, duhet ndërhyrja e shtetit shqiptar, por duhet edhe ndërhyrja nga Parlamenti Evropian, që vendimi i shtetit grek, është për të spekuluar dhe uzurpuar pronat e çamëve dhe një pjese të popullsisë shqiptare. Jam i mendimit që Greqia, në vazhdën e spekulimeve që ka bërë me çamët, ky është edhe spekulimi i fundit që do të bëjë dhe këtu është shkelje e të drejtave të njeriut në një kohë kur shteti grek bën pjesë në BE dhe duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare dhe konventat evropiane për të drejtat e njeriut, për të drejtën e pronës. E kundërta ndodh me Shqipërinë, që është treguar gjithmonë e gatshme për të plotësuar edhe ato që i mungojnë komunitetit grek në Shqipëri. I bëri pronarë të ligjshëm, minoritetin grek, shteti shqiptar e bëri me dy shtetësi, që nuk ka pasur asnjëherë shtetësi greke, kurse popullsia e krahinës së اamërisë ka pasur shtetësi greke dhe Greqia ka lënë një krahinë të tërë masive pa shtetësi greke dhe shteti shqiptar qëndroi në heshtje.

U shprehët se do të hartoni një relacion drejtuar trupit diplomatik, por do të keni edhe kontakte të drejtpërdrejta me krerë të shtetit shqiptar. اfarë do të kërkoni nga shteti shqiptar konkretisht, dhe a besoni se diplomacia dhe qeveria shqiptare do ta zgjidhin këtë çështje?

Ashtu siç do t‘i bëjmë relacion trupit diplomatik, do t‘i kërkojmë edhe shtetit shqiptar që të ndërhyjë, si në Parlamentin Evropian, dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. T‘i krijohet kushte edhe popullsisë shqiptare çame që të shkojnë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar "de jure".
 
Në lidhje me tokat e çamëve, a dispononi një shifër konkrete të pronave të shqiptarëve çamë në Greqi?

Unë mund t‘ju them që këtu nuk flitet për një apo 100 prona, por për një krahinë të tërë, që është me popullsi shqiptare dhe pronarë "de juro" janë popullsia shqiptare çame. Një pjesë e mirë kanë edhe dokumente, kanë tapi, kurse një pjesë tjetër nuk kanë tapi, për arsye se me atë gjenocid që ndodhi nuk kishin mundësi të merrnin asnjë dokument. Por, sipas të dhënave, tapitë janë në kadastrat greke dhe këtu lind e drejta e shtetit grek që të ndihmojë të gjithë ish-pronarët që t‘i krijojë kushte dhe t‘i pajisi me viza që të shkojnë të bëjnë regjistrimin.

Jeni njohur me vendimin e qeverisë greke dhe çfarë tendence ka Greqia me miratimin e këtij udhëzimi?

Ne jemi të qartë dhe të bindur që Greqia asnjëherë nuk ka pasur dashamirësinë të zbatojë të drejtat e shqiptarëve për popullsinë çame. Vendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të kundërligjshme, jashtë standardeve evropiane vetëm për të spekuluar me pronat e çamëve, me heqjen e shtetësisë, por edhe me gjenocidin që përdori ndaj popullsisë çame, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit. Kohët kanë ndryshuar dhe shteti grek po merr mësime të drejtpërdrejta nga PDI, që i bëri me dije Parlamentit Evropian mbas 60 vjetësh heshtjeje, pasi sistemi i diktaturës nuk i krijoi mundësi çamëve të kërkonte të drejtën e pronës. Ka ardhur koha që politika duhet të jetë e drejtpërdrejtë për të drejtat e çamëve. Deri tani, në mënyrë spekulative, popullsisë çame i paraqiten vlera, por kjo nuk mjafton, por qeveria duhet të shkojë pranë organizmave përkatëse. Kur themi që prona është e patjetërsueshme, shteti grek duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze këtë gjë.

Kohët e fundit, kemi parë një marrëdhënie të ngrohtë mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Si i komentoni këto marrëdhënie në prag të nxjerrjes së udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave?

Nëpërmjet mediave kam mësuar që Berisha me Bollanon kanë marrëdhënie të mira. Mendimi im si kryetar i PDI-së, por edhe si personal, është se kemi të bëjmë me një kryetar bashkie spekulativ, i cili, që kur është vendosur si kryetar bashkie, ka spekuluar mbi Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Në emër të minoritetit grek abuzon, sikur minoriteti grek keqtrajtohet në Shqipëri, por këtu kemi të bëjmë me spekulimin e qarqeve antishqiptare dhe pjesë e këtyre qarqeve mund të jetë edhe Bollano. Sa herë që vjen një zyrtar i lartë, Bollano krijon alibi se minoritetit grek nuk i plotëson kërkesat dhe bën një fushatë antishqiptare. Ka ardhur koha dhe fundi i spekulimeve të këtij kryetari bashkie. Qeveria duhet të mbajë qëndrim ndaj tij. Në emër të minoritetit grek, në një kohë kur dihet se Himara pjesën më të madhe e ka shqiptare. Shteti shqiptar spekulimet e Bollanos duhet t‘i parandalojë, duhet t‘i thotë atij të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar si kryetar bashkie dhe të mos abuzojë me teorinë se minoritetit grek nuk i plotësohen të drejtat. Mund ta them hapur që minoriteti grek, shteti shqiptar, jo vetëm që ia ka plotësuar kërkesat, por e ka tejkaluar masën. Duke qenë se ky komunitet nuk ka prona, Shqipëria i ka bërë me prona, kjo tregon që i kanë marrë pronat shqiptarëve dhe ua kanë dhënë grekëve. Duke qenë se minoriteti grek pa nuk ka pasur shtetësi direkte asnjëherë, dhe këta e bënë me nënshtetësi greke, në një kohë kur popullsia shqiptare çame ka pasur shtetësi greke dhe kombësi shqiptare dhe shteti shqiptar nuk i kërkon këto të drejta siç i kërkon Greqia, që t‘i thotë shtetit grek që t‘i jepet shtetësia greke popullsisë shqiptare çame. Këtu janë shkelur konventat ndërkombëtare dhe kjo tregon se këtu kemi të bëjmë me dy standarde. Ne kemi deklaruar dhe e themi se minoriteti grek dhe popullsia çame duhet të jenë një urë lidhëse midis marrëdhënieve të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë kur nuk plotësohen kërkesat e çamëve.

"Omonia" ka kërkuar që greqishtja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shqipëri. Si e komentoni këtë kërkesë?

Unë mendoj se kjo është në vazhdën e spekulimeve që kërkon minoriteti grek, kryetari i "Omonia"-s dhe PBDNJ. Këtu gjithmonë kërkesat e "Omonia"-s janë spekulative. Gjuha greke nuk është ndonjë gjuhë ndërkombëtare që të jetë gjuhë e dytë në Shqipëri dhe anglishtja është një gjuhë ndërkombëtare që mund të jetë një gjuhë e dytë, por jo greqishtja.

gazeta shqip*
 
Ku jan organizatat came? Pse nuk organizohen te hidhen ne proteste? Pse presim cdo gje nga shteti? Ku eshte organizata e mire njohur " MJAFT "

A jane te gjithe te korruptuar te larte permendurit ??

Shqiptareve ne te tilla raste i mungon organizatori cilido qofte do te korruptohet nga pala greke.

Me vjen keq qe nuk ngrejm zerin, eshte e vetmja arme qe kemi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top