Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gratë që mbajnë perçe ftohen më shpesh

Lauri

Anunnak
Perçet ndoshta i mbrojnë femrat arabe nga sytë e këqinj, por ato nuk i mbrojnë këto ndaj të ftohurit. Në të kundërtën, femrat e mbuluara me perçe ftohen më shpesh se sa femrat te cilat nuk mbajnë perçe.

Ky ishte rezultati i një kërkimi të zhvilluar në Spitalin Dammam Central në Arabinë Saudite. Në këtë kërkim u pyetën 750 femra mbi gjendjen shëndetësore të tyre dhe frekuencën e kapjes nga sëmundjet. 58% nga pjesëmarrëset ishin të mbuluara me perçe. 99% nga femrat e mbuluara kishin pasur rregullisht probleme me marrjen e të ftohurit.

Kërkuesit japin dy shpjegime për këtë rrezultat të çuditshëm.
Nga njëra anë perçja krijon një mjedis të lagësht rreth gojës dhe hundës, shumë të përshtatshëm për zhvillimin e bakterieve të ndryshme.
Nga ana tjetër anëtarët e shtëpisë në një familje përdorin rregullisht po ato perçe prej nga të cilave infeksionet mund të kalohen shumë kollaj nga një femër tek tjetra.

Përgatiti Irma Raçi
Burimi: Bodyvital.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top