Gratë e qëndismave

Love

βeℓℓe â๓e
Panairi i Artizanëve në Gjirokastër/ Për tri ditë rresht artizanë nga Shqipëria dhe Kosova prezantuan punët e tyre/ Një rrugëtim përmes traditës/ Nga copat e qëndisura të Margaritës te suvenirët prej guri të mjeshtrit të këtij qyteti, Muhedin Makri…

grate-e-qendismave-5-150x150.jpg


Margarita i kujton ende kohët e largëta të fëmijërisë, ku bashkë me shoqet e lagjes, ndiqnin me kujdes mënyrën sesi fijet plot ngjyra kalonin përmes gjilpërës në copën e bardhë që gratë e mëhallës mbanin në duar, e krijonin forma të ndryshme. Në shtëpinë e saj karakteristike gjirokastrite, të gjitha pëlhurat që ndodheshin aty, që nga perdet, çarçafët, mbulesat e tavolinës apo dhe fustanet e gjumit kishin diçka prej punës së dorës. Kur ishte katërmbëdhjetë vjeç nisi të mësonte artin e qëndismës, në shkallët e shtëpisë ku ende jeton sot. Pushimet verore ishin më të lumturat për të. Kishte më shumë kohë për të eksperimentuar të gjitha llojet e modeleve, të cilat i huazonte nëpër lagje. Me fjalët e saj ajo nuk mund ta shpjegojë këtë pasion të hershëm, por di se nuk mund të jetojë pa qëndisur. Vit pas viti ka zëvendësuar të gjitha perdet apo çarçafët e qëndisur nga nëna e gjyshja me modele të reja të krijuara prej saj. Perdeve të bardha të qëndisura ajo u ka shtuar dhe grepin, duke u dhënë një formë më të bukur. Të gjithë pajën e saj kur u martua e ka bërë vetë. “Në atë kohë vajzat mendonin herët për pajën. Sa më e madhe dhe e larmishme të ishte paja, aq më e madhe ishte dhe kultura dhe përgatitja e saj për të krijuar familje”, thotë ajo. Kaq vite më pas, arti i qëndismës për të nuk është vetëm një pasion, por dhe një mënyrë për të kontribuar në të ardhurat e familjes. Ajo punon për një dyqan artizani, në qafën e pazarit dhe ndihet e lumtur që puna e saj vlerësohet nga klientët…

Margarita është vetëm një nga dhjetëra gra artizane, të cilat për tri ditë mbushën rrugicat karakteristike të Gjirokastrës, duke ofruar prodhimet e tyre në Panairin e 7-të të Trashëgimisë dhe Artizanatit, i cili u mbajt nga datat 28-29 shtator në këtë qytet, organizuar nga fondacioni “Gjirokastra”. Rreth 150 artizanë nga qytete të ndryshme të vendit si: Shkodra, Kukësi, Pogradeci, Saranda, Erseka, Gjirokastra, por edhe nga Prizreni dhe Mitrovica sollën krijimet e tyre… Nga një traditë e kërcënuar të zhdukej vite më parë, duket që artizani po ecën drejt një përvoje të re, duke pasur si bazë traditën. Hysnie Thaçi ka udhëtuar nga Mitrovica për të marrë pjesë në këtë panair. Në tryezën e drunjtë janë vendosur varëse të ndryshme, vathë të punuar me dorë. Një pjesë e tyre janë punuar me material bazë letrën. Duken kaq të bukura, teksa Hysnia na i tregon. Pak më tej një kartolinë plot ngjyrë mbart mbi të një lule plot petale. “Dhe ky është një punim me dorë”, thotë Hysnia. Ajo përfaqëson në këtë panair OJQ-në “Mundësia” e cila ka qendrën e saj në Mitrovicë. Në qytetin që gjithnjë jemi mësuar ta shohim si një vatër konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve, kjo grua me stendën e saj të tregon se ka dhe një tjetër botë, për të cilën flitet aq pak, ajo e grave. “Janë rreth 540 gra nëpër fshatra të ndryshme të Mitrovicës, por edhe në qytet që punojnë për ne. Prej 13 vitesh e bëjnë këtë punë të ndara sipas grupeve, ai i qëndisjes, por edhe ai i thurjes. Mundohemi të ruajmë traditën në punët tona, por edhe të fusim elemente moderne të kohës, të cilat na i kërkojnë klientët”, tregon Hysnia. Janë vajza të reja, por edhe në moshë, të cilat e kanë bërë këtë zanat qysh herët e s’munden dot të mos vazhdojnë të punojnë. Mbledhja në një organizatë u jep këtyre grave mundësinë që të kenë të sigurt blerjen apo mbrojtjen e punëve të tyre.

Gratë që janë pjesë e këtij grupi nuk i përkasin vetëm Mitrovicës Jugore, por edhe asaj Veriore. Por sa e lehtë është komunikimi për të si shqiptare me pjesën tjetër serbe? “Ne kemi kohë që punojmë dhe me femra nga komuniteti serb. Në Ballkan traditat nuk ndryshojnë shumë, janë pak a shumë të ngjashme. Ne kemi më shumë ngjyrën e kuqe dhe të zezë, ata kanë më shumë të zezën në punët e tyre. Por këto janë vetëm detaje, pasi nuk na pengojnë të bashkëpunojmë”, tregon Hysnia. Por ndryshe nga serbët që e kanë më të lehtë të vijnë dhe të komunikojnë me pjesën jugore, kjo grua nuk mund të shkojë asnjëherë vetëm në veri. “Mundet mos me u kthy më”, thotë ajo. “Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm, gjithmonë e shoqëruar. Në veri vazhdojnë të jenë grupet ekstremiste, nuk jemi të sigurt nëse shkojmë. Ndërsa ata mund të vijnë lirshëm te ne, ndoshta për shkak të gjuhës. Serbisht flasin dhe boshnjakët, por edhe shqiptarët, ndaj s’mund të identifikohen”, thotë ajo. Gjuha është një tjetër element që do t’i ndihmonte dy vendet për të bashkëpunuar. Hysnia tregon se organizata ku ajo punon, ka mbajtur kurse gjuhe shqip për femrat serbe, pasi e bën më të lehtë punën kur flasin të njëjtën gjuhë….Por ajo do të mos flasë më për politikën, ajo gjithnjë i ka penguar komunikimet mes njerëzve, që duket se është kaq i thjeshtë kur nisin të punojnë me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjnë këto gra…

Pak më tej stendës së mbushur me varëse të formave të ndryshme të Hysnies, ndodhen shportat e Margarita Laçkajt nga Pogradeci. Prodhimi i shportave, por dhe mbledhja e bimëve mjekësore është një përvojë e hershme e saj. Bashkë me Margaritën, një tjetër grua na tregon qilimat e leshtë me motive të traditës, të cilat do të ndryshonin çdo ambient ku do të vendoseshin. Pjesë e panairit janë bërë dhe antikuarët apo koleksionistët. Disa kartolina bardhezi na sjellin në Shqipërinë e viteve ‘40, ku urimet për Vitin e Ri, mbajnë firmat e emrave të panjohur, të cilat i nisnin ato drejt njerëzve të dashur. Mes tyre portreti i një burri të veshur me kostum të zi, dallohet nga larg. ثshtë Mithat Frashëri. Në kartolinën që mban datën e shkruar me shkrimin e tij 24.XII-2, i uron për shumë vjet ndërrimin e viteve, Zotni Luigj Kovaçit në Shkodër. Kjo kartolinë e vyer, por dhe të tjera plot histori janë pjesë e këtij koleksioni, që mban brenda historinë.

Punimet në dru nuk munguan përgjatë rrugicës së gurtë të pazarit.

Muhedin Makri, dashnori i gurit në këtë qytet nuk mungoi as në këtë panair. Burri që i ka kaluar të 70-tat, jeton akoma me këtë marrëdhënie që është gjithë jeta e tij.

Ai është ndër të fundmit artizanë që vazhdon të lëmojë me daltën e tij gurët për të bërë suvenire për turistët që vijnë në Gjirokastër. Paraardhësit e tij e kanë bërë këtë profesion, e tashmë duket sikur ai ka mbetur i vetëm me gurin. Të gjithë njerëzit e tjerë të familjes duket se i mundi guri. “Babanë ma hëngri guri dhe mademi. Punoi shumë, por rrojti pak. Mademxhinjtë rronin pak. I hante pluhuri i gurit dhe gazrat që dilnin nga brenda harallëqeve të mademit. Kështu iku babai im, kështu iku dhe Nevzati i Makrive, një mademxhi me halle”, -tregon ai. Me gurët që i ati nxori pas çlirimit u restauruan muret, shtëpitë, çatitë dhe avllitë e vjetra të gjirokastritëve, u ribënë kalldrëmet e qytetit, u ndërtuan godinat publike më të bukura dhe më të harmonizuara në Gjirokastrën e vjetër: spitali “Omer Nishanica”, godina e prefekturës, bashkisë dhe qarkut, poliklinika, mulliri në fund të Pazarit të Vjetër, hotel “اajupi” dhe kalldrëmet anembanë qytetit muze.

“Nuk ka gur në mure dhe sokakë të Gjirokastrës që të mos i ketë zënë me dorë të tij Baba Haxhiu” – shprehet ai, duke kujtuar të atin që i la atij dhe të vëllezërve, zanatin dhe dashurinë për gurin. Artizanët e tjerë të Qafës së Pazarit e nderojnë dhe respektojnë usta Muhedinin si duarartë. Në punishten e tij modeste ai nxjerr nga duart e tij dhjetëra artikuj artistikë dhe suvenire që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj. Në pllaka guri ai gdhend me daltë lloj-lloj dekoracionesh dhe simbolesh të historisë kombëtare, shqiponja, portrete të Skënderbeut dhe اerçiz Topullit, monumentet simbol të qytetit, kalanë e lashtë, kullën e sahatit, Qafën e Pazarit, banesat monumentale të Zekatëve, Angonatëve, Babaramove, Omaratëve, Babametot, Urën e Ali Pashë Tepelenës në Dunavat, ulluqe për çezma, mbishkrime të gdhendura në gur, buste, basorelieve etj. Muhedin Makri vazhdon të jetë “suveniri” i gjallë i këtij qyteti, që edhe pse vitet ikin, puna e bën të ndihet i ri. Këtë vit panairit iu bashkua dhe dita e kulinarisë. Amvisa Elida Zhulati prezantoi gatimet tradicionale gjirokastrite. Bukëvalja, ëmbëlsira karakteristike e këtij qyteti la shije te të gjithë ata që e provuan. Të pranishëm në panair ishin dhe nisma të reja në qendër të të cilave janë produktet vendase.

Një prej tyre ishte dhe “Kooperativa 87”, e drejtuar nga Julia Sinanaj. Si regjisore Julia ka zgjedhur t’i vërë këtë titull dyqanit të saj në Tiranë, pikërisht kohën kur u dha fund kooperativave, vitin 1987, për ta vijuar këtë traditë. “Qëllimi i ‘Kooperativa 87’ është të sjellë për konsumatorët produkte vendase të marra nga fshatrat apo ndërmarrjet e ndryshme të prodhimit vendas”, thotë Sinanaj. Dhe pse ka vetëm pak kohë që e ka prezantuar nismën e saj, Julia thotë se dëshira e konsumatorëve për prodhime të tilla është shtuar. Pjesë e panairit këtë vit ishte dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave. “ثshtë një përvojë e parë, të paktën për agjencinë por edhe Ministrinë. Shpresojmë që kjo të kthehet në një traditë, në mënyrë që vit pas viti të ndihmojmë gratë sipërmarrëse të artizanatit të marrin praktika më të mira, të punojnë përmes rrjeteve dhe të jenë sa më pranë tregut me produktet e tyre. Dizenjues të posaçëm do t’i shoqërojnë në një periudhë tremujore që ato të sofistikojnë më tepër produktin e tyre për të pleksur traditën e vjetër me modernen, për të bërë një produkt që është më i denjë për të kaluar tregun matanë kufirit”, thotë Erisa اela, përfaqësuesja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave. Për Sadi Petrelën, drejtorin e fondacionit “Gjirokastra”, qëllimi i këtij panairi në vite ka qenë inkurajimi i artizanatit. “Qëllimi i këtij panairi është të krijohet një event artistik i cili do t’i japë shtysë artizanatit lokal”, thotë Petrela. E nga viti në vit, frytet e këtij ballafaqimi mes artizanëve në këtë panair, duken në prodhimet që ato sjellin që janë më të kuruara apo me motive ku krahas traditës janë ndërthurur dhe elementë të reja bashkëkohore. Për Petrelën, Gjirokastra është një qytet që ka nevojë për aktivitete të këtyre përmasave, të cilat i ofrojnë më shumë turistët, por mbajnë gjallë dhe shpirtin artistik të qytetit. Si njohës i mirë i traditës, por edhe qytetit, ai thotë se kthimi i aktiviteteve me përmasa të mëdha siç është dhe Festivali Folklorik, i cili është lënë në harresë, do të ishte një ndihmesë jo vetëm për traditën por edhe për qytetin…

Artizanët i mbyllën ditët e tyre në Gjirokastër me një mbrëmje ku dominuan veshjet e traditës dhe këngët folklorike. Juria ndau edhe tre çmimet kryesore për artizanet më të talentuara: Margarita Laçkaj nga Pogradeci, Florinda Vuca nga Kukësi dhe Artenca Kruja nga Shkodra të cilat do të mbështeten në krijimtarinë e tyre nga organizata, duke marrë trajnimin e duhur. Panairi do të udhëtojë drejt kryeqytetit në periudhën e Krishtlindjeve për të sjellë të tjera punime artizane pranë artdashësve.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top