Gratë duan burra me para...

Nuk është pamja, personaliteti apo joshja ajo që gratë kineze konsiderojne si asetin më të rëndësishëm të njeriut që do të zgjedhin për partner jete.

Kriteri numër një i përzgjedhjes së bashkëshortit, siç tregon një studim i kryer së fundi, janë paratë që ai fiton. “Jiayuan”, faqja e internetit më e madhe e takimeve online në Kinë organizoi një mbrëmje masive, me pjesëmarrjen e qindra beqarëve, të cilët u pyeten se çfare shihnin më së pari tek njeriu që do të donin të kishin në krah. Shumica e femrave nuk hezituan të pergjigjen: të ardhurat dhe stabilitetin financiar.

”Për mua, bashkëshorti duhet të ketë një punë të mirë me perspektivën e promovimit dhe rritjes se rrogës. Duhet të jetë njeri shumë punëtor dhe kur të martohemi, duhet patjeter të ketë shtëpinë e tij”, deklaroi një prej vajzave të pranishme.

”Duke pasur parasysh sa e shtrenjte është bërë jetesa në Shangai, mendoj se duhet të fitojë e pakta 10.000 juane apo 1.600 dollarë amerikane në muaj”, shtoi një beqare e dytë.

Edhe në mesazhet e postuara lidhur me mbrëmjen, femrat shprehën preferencën e qartë për mashkullin e mirëpaguar. Pamja dhe cilësitë e tjera zbrisnin në plan të dyte.

Ekspertët megjithatë thonë se edhe pse vëmendja mund të përqendrohet tek faktori material, interesat e përbashketa dhe karakteri mbeten elementët më të rëndësishëm të martesave, sidomos tek të rinjtë.
T/CH
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Me se normale qe duan nje burre me leke, me leket e burrit mund te blejne gjithcka pastaj, edhe burra te tjere po deshen :P
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Posti i pare normal qe po lexoj nga ty. Po te jap nji like. Liku im ka vler teper te larte ne Amazon.com ose ne Ebay.com
sme interesojn liket apo disliket qe marr
un komentoj per rehatllikun tim, smplas fare kujt i pelqejn kujt jo
Ti zotrote mos mbo tipin se sjom nhumor me tduru fort
mos mi cito mo ate qe them un, se spys per bann
me mu tdel pun
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

sme interesojn liket apo disliket qe marr
un komentoj per rehatllikun tim, smplas fare kujt i pelqejn kujt jo
Ti zotrote mos mbo tipin se sjom nhumor me tduru fort
mos mi cito mo ate qe them un, se spys per bann
me mu tdel pun

Ewwww :p
Permbahu pak se ketu ska keshtu kercenimeshi.
Meso te dialogosh,nese ste plas mos bej replika aq te ashpra
Relax :))

Per temen te gjithe e duan nje siguri...
Une ama nuk konceptoj ata qe thone te kem burrin me lek nuk dal e punoj fare
Eh jo kjo quhet materializem perfitim interes etj :p
 
JO jo pasuria e burrit te jete nje aset plotesues, punen e duam mi se na rrofshin leket masanej , se jo per gjo po ku do i harxhojme?? lol
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Ewwww :p
Permbahu pak se ketu ska keshtu kercenimeshi.
Meso te dialogosh,nese ste plas mos bej replika aq te ashpra
Relax :))

Per temen te gjithe e duan nje siguri...
Une ama nuk konceptoj ata qe thone te kem burrin me lek nuk dal e punoj fare
Eh jo kjo quhet materializem perfitim interes etj :p

Epo un sbej dialog me kafshet, po me njerzit.
Sa per temen un sthem se sdu burr me lek, tpakten tket nje shkoll ose nje pun.
Po, me acaron nervat kur citon postimet pa asnje arsye
Tipin tja boj me tjerat, jo me mu se sja kom qefin as atij as akujt
p[o qe puna x kshu po myll add qe tashti e sjom tu hy mo me duru kto kafshet si puna ktij
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

O Jetmira na lodhe tashi.
Qetesohu moj bije se ashtu tipi ka X anetar e Y anetare...boll na shite dengla dhe ti
Ketu jemi ne forum dhe normal cdo kush do te citojw.
Nese sje e afte te besh replike pa acaruar anetaret e tjere beje
Nese jo mos shkruaj me....sepse ketu eshte forum
Bejme dialog. Japim mendime dhe dhe normale do kete dhe kundershtime dhe do te citojne pafundesisht.
Mos ofendo anetaret duke thene kafsha.
Shpresoj ne mirekuptimin tend :)).

Monique lol mos na i nxjerr te gjitha tashi :p
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

O Jetmira na lodhe tashi.

Monique lol mos na i nxjerr te gjitha tashi :p

jo po une si duroj dot modestite e teperta moj...jo se dua me leke ,jo sjam materialiste ...jo po dengla me thes

troc o goce troc....E dum burrin me pare
pse mi pranej po me bine kockat mu , qe ate llogarine bankare te ma harxhoj ai kokegjylpona lol
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Per diten se per naten kan qejf me i pas fukara :liber:
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Ka ndonje femer me lek ketu?
mundesisht jo kneze, e dua amg me dopjo marmite, lol
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

sme interesojn liket apo disliket qe marr
un komentoj per rehatllikun tim, smplas fare kujt i pelqejn kujt jo
Ti zotrote mos mbo tipin se sjom nhumor me tduru fort
mos mi cito mo ate qe them un, se spys per bann
me mu tdel pun

Je shume simpatike kur nxefesh.
 
Titulli: Gratë duan burra me para...

Ooooo grania qe mos ju rujt zoti se na lat beqar na tregoni hapur qa ju terheq me shum te nje mashkull pa xhepa :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top