Google përgatit version të ri të makinës së kërkimit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.

Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit.

Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top