Pak sekonda pasi ora kaloi 00:00 pas mesnatës dhe hyrjes së datës 28 Nëntor, faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi dhe një numër 100, që simbolizon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Fatkeqësisht, ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.
Nisma e të riut korcar që jeton në SHBA, Klajdi Hëna, duket se është pranuar nga drejtuesit e kompanisë Google, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se 1 miliardë vetë në ditë.
Thirrja e Klajdi Hënës për të nënshkruar
një peticion ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptarë anembanë botës, ku numri i firmëtarëve i kishte kaluar 75 mijë veta. Që kërkesa të merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet të kishte të paktën 50 mijë vetë.
Kohët e fundit, Google ka patur një praktikë të vazhdueshme të ndryshimit të logove, për të respektuar data, evenimente, apo personazhe me ndikim në botë. topchanel