Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Milan e Juventus kalojnë në Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
bb1f06f1196e2e43459d41c576ea60d5o2-1100x620.jpg

Një javë e fundit plot me ankth, e cila në fund caktoi dhe ekipet italiane që do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

E ndonëse skenarët ishin të shumtë, ndodhi ajo që nuk pritej, Milan dhe Juventus kalojnë në kupat e Europës dhe ngel në klasë Napoli.

Milani fitoi 0-2 transfertën e vështirë ndaj Atalantës, me dy penallti të shndërruara në gol nga Kessie. Kuqezinjtë luajtën një ndeshje të mirë dhe nuk e vunë asnjëherë në dyshim rezultatin.

Juventusi fitoi 1-4 ndeshjen përballë vendasve të Bolognas dhe sytë ishin në një tjetër takim atë të Napolit.

Napoletanët bënë një hap fals që rrëzoi poshtë një sezon të tërë pasi barazuan në shtëpi 1-1 përballë Veronës që nuk luante për asnjë gjë.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh me një gol të Rrahmanit, vendasit nuk arritën të ruajnë epërsinë.

Tashmë Seria A e mbylli këtë sezon me Interin kampion dhe Milanin, Juventusin dhe Atalantën që do të përfaqësojnë Italinë në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top