Golfi më ekonomik ndonjëherë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Gjeneratës së dytë të Golfit BlueMotion i mjaftojnë vetëm 3.8 litra në 100 kilometra, falë motorit ekonomik 1.6 TDI, frenimit të rigjeneruar, sistemit start-stop dhe aerodinamikës së avancuar.

Pas premierës në Frankfurt, ku ka qëndruar në shoqërinë e Golfit më të fuqishëm të gjitha kohërave, atij R me 270 kuaj fuqi, Golfi më ekonomik në histori del në shitje.
golf6a.jpg

Për ta futur në lëvizje është bërë përgjegjës motori common-rail 1.6 TDI me 105 KF, i cili transmeton fuqinë në boshtin e përparmë me anë të marshit mekanik prej pesë shpejtësish.

Kursimit të karburantit i kontribuojnë aerodinamika, sistemi i frenimit të rigjeneruar, teknologjia start-stop, si dhe gomat e krijuara veçanërisht për të. Rezultat i kësaj është shpenzimi jashtëzakonisht i vogël i karburantit, prej gjithsej 3.8 litra në 100 kilometra, si dhe emetimi i CO2 nën 100 gramë për kilometër.
*telegrafi*
 
Sa i mire. Te shpetoka.
 
Mos gaboj Volkswagen ne gjermanisht do te thote makine per popullin ;)
 
Po Volks-popull wagen-makine. haha
 
sa bukur tash do te kemi me shume kursime
 
Mos shikoni se cfare shkruhet por provojeni ne rruge se 6 litra e siper eshte konsumi ;)
Gjithmone ajo qe shkruan libreza per konsumim seshte e vertet.
 
Zdi a e keni pa Polon qe do e prodhojn 1.3 Liter per 100 Km , Pritet ne 2012 me qmim afro 50 mi euro , shum interesante , mirpo tash edhe Golf e kan ba te njejt :D Tash krejt kan mi ba Qishtu se i prishum arabt tu ju dhan pare , i kena myk me pare tuju dhan per benzin :D
 
I mire eshte ,i bukur po se po ,ekonomik ne harxhimin e karburantit.Po per cmimin e shitjes pse nuk u kujtuat?Nuk ta fal kush dhe cmimi eshte goxha i majme.Fillon me 16.122 paund britanike per Golfin me 3 dyer dhe 16.643 paund per Golf me 5 dyer.
 
Back
Top