Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Goditjet e heshtura në tru

Goditjet e heshtura ndodhin më shpesh nga se mendohej, dhe ato mund të shpjegohen me humbjen gjithnjë e më shumë të kujtesës gjatë viteve. Sipas statistikave, 11 milionë amerikanë vuajnë çdo vit nga këto goditje të heshtura në tru.
goditjet-ne-tru1326366628_thumb_baza1325_225.jpg


Quhen “goditje të heshtura”, sepse nuk kanë simptoma.

Një goditje e rregullt në tru vret një pjesë të madhe të trurit duke bërë që personi të humbasë aftësinë e të folurit, ose të paralizohet… dhe këto ndodhin në çast. Por goditja e heshtur sjell dëme pak nga pak.

Në çdo goditje të heshtur, një enë e vogël e gjakut mbyllet apo bllokohet nga një pllakëz gjaku. Qelizat rrethuese vdesin. Një goditje e vetme e heshtur ka pak ose nuk ka efekt, por që me kalimin e kohës dëmi shtohet.

Një studimi i ri zbulon se këto goditje mund të fillojnë pas moshës 30 vjeçare, duke u shtuar në numër çdo dhjetë vjet. Duke filluar nga mosha 70 vjeçare, një e treta e popullsisë pëson çdo vit të paktën një goditje të heshtur në tru.

Shkencëtarët morën në shqyrtim rreth 700 persona të moshuar me kujtesë normale. Gjatë skanimit të trurit, vunë re se një e katërta e të skanuarve kishin dëmtim të trurit, shkaktuar nga goditje të heshtura. Ata që kishin këto dëmtime kishin probleme edhe me kujtesën.

Shkencëtarët thonë se duke njohur këto shenja që lenë goditjet e heshtura, tani ata e dinë se çfarë të kërkojnë gjatë skanimit të trurit për të identifikuar njerëzit që kanë pësuar një goditje të heshtur.

Lajmi i mirë është se goditjet e heshtura janë të parandalueshme në qoftë se pakësohen faktorët e rrezikut si, mbipesha, presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe diabeti. Pra, me përkujdesje ndaj shëndetit njeriu mund të ruajë edhe kujtime të mira.
Lajmeshqip
 
Pe: Goditjet e heshtura në tru

E mir,mir...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back