Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore

Tuana

Nada é por acaso!
f1_03-iktusi-balline-te-kuriozitetet1367606783.jpg

Goditet nga iktusi, shpëton dhe pikturon për herë të parë në moshën 90-vjeçare, duke realizuar një kryevepër. Kjo është një dëshmi e mrekullive të trurit njerëzor, sidomos tek persona që vuajnë nga patologji të materies gri dhe menjëherë sapo shërohen zbulojnë talentin e tyre artistik.

Rasti i fundit u regjistrua tek një 90-vjeçare amerikane, e cila para një viti kaloi dy goditje në tru (iktus), që i prekën fillimisht njërën hemisferë të trurit e më pas tjetrën. Pas kurimit të gjatë, 90-vjeçarja amerikane me mbiemrin Nelson u rikthye në shtëpinë e saj, ku jeton së bashku me dy nipër, raporton Top-Channel.

Nga sëmundja ajo nuk mund të flasë dot më dhe mjekët deklarojnë se ajo ka humbur përgjithmonë aftësinë për të kuptuar dhe shqiptuar fjalët. Nipi i saj, Casey Nelson thotë se ndonjëherë gjyshja është e nxehur dhe e tronditur, aq shumë sa shpesh s’e njeh.

Por sjelljes së çuditshme, asaj i është shtuar shpirti artistik. Në qendrën e rehabilitimit ajo ka shfaqur interes për pikturën dhe në punën e paraqitur atje shihet panorama kryevepër e një peisazhi vjeshte (në foto).

Piktura ka habitur gjithë stafin e qendrës, por më shumë nipërit dhe të afërmit e 90-vjeçares, që thonë se kurrë më parë gjyshja e tyre nuk ka shfaqur interes për artin e aq më pak për pikturën.

90-vjeçarja nuk është personi i parë që i përkushtohet artit pasi i mbijeton problemeve të forta në tru. Raportet mjekësore kanë regjistruar jo pak raste të tilla. Disa prej këtyre pacientëve pas shërimit kanë kuptuar se dinë t’i bien instrumenteve të ndryshme muzikore, si pianos apo kitarës, të tjerë i janë përkushtuar pikturës, si rasti në fjalë.

Neurologët janë munduar të shpjegojnë këto transformime, por asnjëherë nuk kanë mundur të kuptojnë tërësisht se çfarë i shkakton ato. Nga puna kërkimore e gjithë këtyre viteve është vënë re vetëm se dëmtimi i pjesës së trurit, që është përgjegjëse për të folurën, lind shpirtin e artistit tek pacientët./kh/
 
Back
Top