Goditet në Shijak banda e 450 kg heroinë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Prokuroria e Krimeve të Rënda: Kreu i superrrjetit, Hekuran Hoxha, i njohur si “Roni”. Operacion i njëkohshëm në 3 qytete
Arrestimi i pesë “bosëve” të drogës solli fundin e hetimit 4-vjeçar dhe shkatërrimin e bandës

TIRANث- Një organizatë kriminale me qendër në Shijak, e ngjashme me simotrat kolumbiane për nga sasia e drogës së trafikuar në drejtim të Italisë është shkatërruar mbrëmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Operacioni i zhvilluar njëkohësisht në Shijak, Berat e Durrës ka çuar në pranga pesë persona, të cilët akuzohen se kanë trafikuar në një vit 450 kilogramë heroinë të sekuestruar nga policia italiane, ndërsa mendohet se një sasi e madhe droge ka mundur të penetrojë në tregun e narkotikëve në Perëndim.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me dije se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit për kreun e organizatës,Hekuran Hoxha, i njohur në Shijak me nofkën “Roni” dhepër vëllanë e tij, Fatbardh Hoxha. Po dje, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Alket Hatinë, Saimir Gjepalin dhe Mentor Shehun, të identifikuar si anëtarë të këtij rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës.

Kulmin e trafikut të drogës, ky rrjet duket se e ka pasur në vitet 2003-2004. Asokohe, policia italiane ka mundur të sekuestrojë plot 450 kilogramë drogë, të fshehur në makinat që mbërrinin në brigjet italianenga porti i Durrësit. “Shtetasit e mësipërm, në periudhën 2003-2004 kanë kryer veprimtarinë kriminale të trafikut të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe në shumë episode është arritur të sekuestrohet një sasi prej 450 kg heroinë.

Në këto tentativa trafikimi janë arrestuar edhe shumë bashkëpunëtorë të tyre në shtetin italian”,-bëhet me dije në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetimet mbi këtë rrjet të trafikut të drogës, kapot e së cilit banonin në Shijak kanë filluar në Milano në vitin 2004. Pas hetimeve dhe përgjimeve të shumta, Prokuroria e Milanos i ka përcjellë homologëve shqiptarë dosjen me emrat e pesë krerëve të këtij rrjeti të trafikut të heroinës, duke kërkuar arrestimin e tyre.

Pas mbërritjes së letër-porosisë voluminoze nga Italia, rreth 2 muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për identifikimin e vendndodhjes së kreut të rrjetit, Hekuran Hoxhës dhe katër personave të tjerë, emrat e të cilëve ndodheshin në dosjen e ardhur nga Italia.

Pas vëzhgimeve të shumta, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të sigurojë urdhrat e ndalimit në gjykatë, për të startuar më pas operacionin e djeshëm, në tre qytete të vendit. Mësohet se operacioni është mbajtur sekret, nga frika e ndonjë dekonspirimi të mundshëm, ndërsa pesë të implikuarit në trafikun ndërkombëtar të drogës janë arrestuar në të njëjtën kohë.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
I arrestuari me 15 kg heroinë, anëtar i organizatës kriminale të drogës

“Ben اami”, i gjashti i drogës në bandën e Shijakut

TIRANث- Pjesëtari i gjashtë i organizatës së shkatërruar dje në vendin tonë u kap vetëm pak javë më parë me 15 kilogram heroinë, falë një telefonate sinjalizuese për policinë. Lutfi Shabani, i njohur si Ben اami sapo kishte dalë nga burgu, kur u arrestua sërish me akuzën e trafikut të drogës.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Lutfi Shabani ishte bashkëpunëtor me krerët e rrjetit me bazë në Shijak, ndërsa tentativa e fundit për trafikimin e 15 kg heroinë ka nxitur dyshimet se kjo organizatë vazhdonte aktivitetin e saj kriminal. Arrestimi i parë i Ben اamit, fillimisht është kryer në vitin 2006 në operacionin e policisë të koduar “Identikit” bashkë me gjashtë bashkëpunëtorët e tjerë, por falë bashkëpunimit që ai pati me organin e akuzës dhe ngritjen ndaj tij të veprës penale të trafikimit të 150 kg përzierësve nga Turqia në Shqipëri, i kushtoi atij dënimin vetëm me 2 vjet heqje lirie.

Pas përllogaritjeve të ditëve të paraburgimit dhe ditëve të dënimit, Gjykata e Shkallës së Parë e liroi me kusht, edhe pse i kishin mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i dënimit. Por “zanati” i vjetër nuk është harruar prej tij, duke u aktivizuar sërish në trafikun e drogës e që dërgoi në arrestimin e tij vetëm pesë ditë më parë me 15 kg heroinë të sjellë nga rruga e vjetër e trafikut, Turqi-Bullgari-Maqedoni- Shqipëri, për t’u transportuar më pas drejt Italisë. Tashmë, dosja e Lutfi Shabanit pritet t’i bashkangjitet hetimeve të kryera së fundmi për njërën prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës me drejtues shqiptarë dhe korrierë të huaj. F.Vezaj


Heroina blihej në Turqi dhe paketohej në një punishte në Shijak. Trafikimi bëhej me traget nga porti i Durrësit

Të arrestuarit, bosët e 90 rekrutëve të kapur në Itali

TIRANث- Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardh detajet e operacionit më të madh të kryer ndonjëherë, ku u arrestuan pesë drejtuesit e organizatës që trafikoi në 12 muaj 450 kg heroinë drejt Italisë.Sipas burimeve zyrtare pranë organit të akuzës mësohet se me ardhjen e letër-porosisë nga autoritetet italiane, konkretisht nga seksioni i Antimafias pranë Prokurorisë së Milanos, dosja është përkthyer nga autoritetet vendase dhe gjatë hetimeve 2- mujore është arritur identifikimi i pesë shtetasve shqiptarë.

Sipas akuzës, pesë të arrestuarit e djeshëm, me anë të transportuesve shqiptarë dhe të huaj dërgonin në Itali sasi të mëdha droge. “Nga hetimet intensive të prokurorëve Adnan Xholi dhe Edvin Kondili, në bashkëpunim me policinë e shtetit, u arrit zbardhja dhe identifikimi i pronarëve të drogës, të cilët duke shfrytëzuar rrugët tokësore dërgonin në Itali nëpërmjet portit të Durrësit sasi të ndryshme të heroinës. Sasia e sekuestruar në Itali, është nisur nga Shqipëria në 13 episode dhe me sasi të ndryshme nga 12 kg deri në 70 kg heroinë për rrugë. Droga fshihej në pjesë të ndryshme të makinës me të cilën udhëtonin korrierët, kundrejt pagesave të ndryshme”,-thuhet nga burimet zyrtare pranë organit të akuzës.

Sipas prokurorisë, droga e sekuestruar në Itali e që transportohej nga “argatët” e pesë bosëve të arrestuar, kryente itinerarin tashmë të njohur Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë- Shqipëri. Pasi përzihej në një punishte në Shijak, heroina paketohej për t’u dërguar më pas në Itali. Porti i Durrësit duket se ka hapur “portat” për këtë sasi gjigante heroine, pasi në asnjë rast lënda narkotike nuk është diktuar në vendin tonë.

Sipas dosjes së mbërritur nga prokuroria e Milanos, heroina fshihej në pjesë të ndryshme të makinave me të cilat transportohej, për të udhëtuar me tragete të linjave në drejtim të Italisë. E ndërsa krerët e kësaj organizate qëndronin më së shumti në Shijak, “çirakët” e tyre arrestoheshin në Itali, ku sasia e madhe e heroinës nuk kalonte pa u kapur nga policia e vendit fqinj.

Të prangosurit e djeshëm në vendin tonë duket se janë të fundit që shijuan kaq gjatë lirinë, pas operacioneve të gjera, të zhvilluara në kohë të ndryshme në Itali. “Prokuroria e Milanos, për llogari të këtij hetimi ka arrestuar rreth 90 persona, shqiptarë dhe të huaj që prisnin heroinën apo ishin korrierë të saj në veri të Italisë”,-bënë me dije burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërsa krerët e bandës së Shijakut janë identifikuar nga prokuroria e Milanos si pronarët e 450 kilogramëve a më shumë heroinë, të cilët kishin krijuar një rrjet të tërë rekrutësh në Itali. Ndaj këtyre të arrestuarve: dy vëllezërve Hoxha, Gjepalit, Shehut, Hatisë dhe Shabanit,Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzat e “trafikimit të narkotikëve” dhe “organizimit dhe drejtimit të organizatave kriminale”. Sipas akuzës, këta shtetas konsumimin e këtyre veprave penale e kanë kryer gjatë periudhës 2003-2004 në 12 episode ku në drejtim të Italisë janë dërguar dhe është arritur të sekuestrohet një sasi prej 450 kilogram heroinë.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
SEKUESTRIMI

Prokuroria, në kërkim të pasurive të bandës

TIRANث- Pas shkatërrimit të bandës së Shijakut, energjitë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të përqendrohen në identifikimin e pasurive të vëna me paratë e drogës. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmuan se në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe me Policinë e Shtetitpo vazhdojnë hetimet me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të këtyre shtetasve, bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar.

Nga verifikimet e deritanishme, disa prej pasurive të tyre nuk janë të vështira për t’u identifikuar, pasi krerët e kësaj organizatei kanë investuar paratë në blerjen e shtëpive apo supermarketeve, por nga ana tjetër do të bëhet identifikimi i llogarive të tyre bankare apo i pasurive të tjera të fshehura që ata mund të kenë. Pas identifikimit të pasurive, ato pritet të kalojnë në procesin ligjor të sekuestrimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


Krerët e arrestuar të bandës së Shijakut

Hekuran Hoxha, i njohur si “Roni”, i lindur më 02.10.1970, banues në Shijak, i identifikuar si kreu i grupit

Fatbardh Hoxha, i lindur më 15.10.1971, banues në Shijak

Alket Hatija, i dtl 08.12.1973, lindur në Berat dhe banues në Shijak

Saimir Gjepali, i dtl. 02.04.1974, lindur dhe banues në Shijak

Mentor Shehu, i njohur ndryshe se “Toku” i dtl. 23.11.1973, lindur dhe banues në Pobrat të Beratit

Lutfi Shabani, i dtl. 15.10.1971, lindur dhe banues në Durrës, aktualisht i arrestuar me 15 kilogramë heroinë në Kavajë



g.shekulli*
 

WxP

Antarë i Respektuar
Sipas shkrimeve Ben cami paska dal pentit:p Ndoshta seshpejti del serisht.:D
 
Top