Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Godet Pandeliu: Hashim Thaçi është Esat Toptani Kosovës (Tradhëtar)

Në fund të cdo akti mbetet pak “esencë” me të cilën historia shkruan veten.

Kriza politike në Prishtinë dhe zgjedhja e Presidentit kanë prekur shqetësimin për atë që ndodh në Kosovë. Konflikti politik i partive shqiptare solli në konkluzionin se serbët vërtetuan sërish se ishin të “pashmangshëm” nga vendimarrja për të ardhmen e Kosovës.

Konkluzioni është cinik, por i vërtetë. Mbi ndarjet politike të ditës, serbët me inteligjencë treguan se kur shqiptarët sillen si “kapedanë” ata dinë të jenë “ushtarë”.

Me dhimbje, shoh tek torturojmë veten në këtë ndarje që ka brenda dobesitë tona të vjetra të cilat na kanë bërë humbës në historinë tonë në marrëdhëniet me kombet konkurente. Urrejtja e vetes sikur “armiku” të ishim ”NE” do të na sjellë në të njëjtin konkluzion që kanë pasur parardhësit tanë.

Në këtë varferi politike ku demokracia duket si “rutinë” fjalësh pa veprim, fjalori i urrejtjes të jep identitet. Ballkani është ndërtuar nga shoqëri të dhunshme ku e mira duket si dobësi dhe shpesh përgjithësuese e pa “ngjyrë”. Udhëkryqi ynë i vjetër dhe i ri është të mësohemi me veten duke kuptuar qëllimet dhe jo dëshirat.

Hashim Thaçi është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”. Pesimizmi në këtë rast është një përgjigje e moralshme. Korrupsioni dhe antiamerikanizmi jane kriza e përfaqësimit të shqiptarëve, njëlloj vrastare, dhe që përbën tradhëtinë karshi vetes dhe stabilitetit. Të dyja “variantet” rrezikojnë ta lenë vendin pa alternativë si parathënie e kaosit pasi po justfikojnë njëri tjetrin.

Kosova është nën presionin e dy palëve që nuk po e lënë të marrë frymë. Njëra që se mban dot dhe tjetra që se merr dot. Kjo po e çon shoqërinë në kolaps dhe dhunë. E ardhmja e Kosovës dhe matematika e politikës janë në konflikt. Eshtë kurthi i njohur i pas-luftës që shoqërohet nga utopia. Ajo ngjan me alkiminë që donte të nxirte ar nga plumbi. Shpresoj që gjakftohtësia dhe vendimet e matura të nxisin mirëkuptimin ndërmjet politikanëve që nuk kërkojnë kënaqësi nga zemërimi.

Tirana nuk ka çfarë jep si “leksion” ndaj Prishtinës, veç gabimeve që ajo ka bërë me veten. Kjo nuk është pak. Në Shqipëri fjalori i dhunës krijoi politikanë, por jo të ardhme.

Në se Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, përfaqësuesit më elokuentë të së drejtës dhe të mundëshmes, do te ishin gjallë sot, jam i sigurtë se do të uleshin bashkë për të gjetur atë që i mungon aktualisht Prishtinës.

Në kohë krizash perceptimet janë çelës. Pyetja se “اdo të bëni me Kosovën tani që e keni tuajën?” do një përgjigje të barabartë me “Bac u kry!”… Ajo duhet të përfaqësojë ndjeshmërinë politike të diktuar nga nevojat dhe jo idetë. Ju lutem merrni “penën” dhe shkruani historinë tuaj. Jo personalen, por të Kosovës.
majko-300x175.png
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back