Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Global Emotions 2019”: Shqiptarët përjetojnë më shumë emocione pozitive se sa negative

Hera

Έτερος εγώ
“Global Emotions 2019”: Shqiptarët përjetojnë më shumë emocione pozitive se sa negative



Sipas studimit më të fundit të Gallup, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Europës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.
Raporti “Emocionet Globale 2019”, nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar. Por, në ndryshim nga një vit më parë, Kosova kryeson rajonin me 1 % më tepër, duke raportuar eomocione më pozitive nga sondazhi.
Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 ekonomi të studiuara.
Vendet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine: Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’.
Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.
Studimi i ndërmarrë nga Gallup, priret të fokusohet pikërisht në sjelljet e njerëzve të një vendi dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj.
Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi etj.
Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson Kosova me 52% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % .
Gallup mat emocionet e përditshme në 145 vende duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe merak. Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante.
Burimi: Monitor.al

/Blitz.al/
 
Athere meqense qekan kaq te gezum, pse kan emigracjonin me te larte per largese ne vendet e tjera ne evrope ne nivelet si iraku dhe vendet e falimentuara qe kan dekada ne luft?
Paradoxiale kjo propaganda
 

Ktheuni ne shqipri te vrisni mizat, se ju ndihmon mroklla me agroturizem sic ka ndihmu gjith qe kan falimentuar dhe qe jan me borxhe , dhe gjith bujqit qe i hedhin cdo gje se nuk ka treg.
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top