Sipas studimit më të fundit të Gallup, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Europës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.
Raporti “Emocionet Globale 2019”, nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar. Por, në ndryshim nga një vit më parë, Kosova kryeson rajonin me 1 % më tepër, duke raportuar eomocione më pozitive nga sondazhi.
Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 ekonomi të studiuara.
Vendet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine: Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’.
Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.
Studimi i ndërmarrë nga Gallup, priret të fokusohet pikërisht në sjelljet e njerëzve të një vendi dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj.
Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi etj.
Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson Kosova me 52% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % .
Gallup mat emocionet e përditshme në 145 vende duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe merak. Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante.
Burimi: Monitor.al
/Blitz.al/