Glaukoma

sensuu

sweet
V.I.P
Përkufizimi

Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit (humour aqueous), që quhet presioni intraokular.

Anatomia e syrit

Shiko fotografinë 1788753


Syri është një glob asimetrik.
Pjesën e përparme të syrit e përbëjnë:

irisi – pjesa e pigmentuar
kornea – shtresa mbi iris
pupila – hapja cirkulare e zezë që lejon hyrjen e dritës
sklera – pjesa e bardhë
konjuktiva – shtresa e hollë që mbulon pjesën e përparme të syrit përveç kornesë
Pak nën iris dhe pupillë gjendet lensi (thjerrëza e syrit).

Syri është i mbushur me gjel që quhet vitreous.

Syri është i mbështjellur nga tri shtresa:

Sklera (shtresa e jashtme)
Koroidea (shtresa e mesme)
Retina (shtresa e brendshme)
Presioni normal introkular

Presioni intaokular i syrit matet me milimetër shtyllë të zhivës. Vlerat normale te presionit intraokular janë 12-22 mmHg.


Fiziologjia e qarkullimit normal të lëngut të syrit.

Lëngu i syrit ( humor aqueous) prodhohet nga procesuset ciliare të syrit,pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje përmes pupilles kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut.






Nervi optik

Rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të shpiejë në verbim të plotë nëse nuk trajtohet. Deri te humbja e të pamurit vie për shkak të dëmtimit të nervit optik i cili dërgon sinjale të rë pamurit nga syri deri tek truri.




Klasifikimi

Glaukoma klasifikohet në dy kategori:

Glaukoma me kënd të hapur
Glaukoma me kënd të mbyllur
*Kendi i referohet hapësirës mes kornesë dhe irisit – këndi irido-korneal,përmes të cilit lëngu i syrit duhet te rrjedhë për tu larguar përmes rrjetës trabekulare në qarkullimin e gjakut.

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshëherë shoqërohet me dhembje. Humbja e shikimit mund te përparojë shpejtë por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhe dëmtimi i përhershëm i të pamurit. Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëzae pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare.


Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë,pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare,funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit.

Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili mëtutje shtyen retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak.Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim.


Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat,për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak,kështuqe humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdoherë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” - tunnel vision.


Fijet e nervit optik normal - Fijet e nervit optik të dëmtuara - “ Tunnel vision”

Glaukoma është quajtur “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodhë gradualisht për një periudhë të gjatë,ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avansuar. Nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështuqë qellimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

Faktorët e rrezikut

mosha – personat mbi moshën 60 vjeçre kanë të rritur rrrezikun për këtë sëmundje.Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve.
Histori familjare pozitive për glaukomë.
dëmtimët fizike të syrit – traumat e syrit
faktorët e tjerë të rrezikut të lidhur me syrin – trashesia e kornesë,tumoret e syritm,inflamacionet e syrit,shkëputja e retinës.
përdorimi i kortikosteroidëvë
Shenjat dhe simptomat

Glaukoma me kënd të hapur nuk përcillet me dhembje.Shenjat e vetme jane:

humbja gradula progresive e fushës vizive
ndryshimet në nervin optik
Glaukoma me kënd të mbyllur

dhembje e papritur e syrit
syri i skuqur
shikimi i halove përreth dritës
presioni intraokular i rritur
mundim, vjellje
dobësim i papritur i shikimit
pupilla e fiksuar dhe mesatarisht e dilatuar
Diagnoza


Skreningu për glaukomë është pjesë e ekzaminimit standart oftalmologjik që performohet nga oftalmologu dhe optometristi.Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë,ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë (gonioskopia) dhe ekzaminimi i nervit optik.

Mjekimi

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy.Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës ku secila prej tyre mund të kene efekt lokal dhe sistemik:

analogët e prostaglandinave, të cilat rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal
antagonistët e receptorëve beta-adrenehjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi ciliar
agonistët e alfa2 receptorëve adrenergjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit dhe rrisin rrjedhjen e tij përmes këndit mes kornesë dhe irisit
agjentët miotik, shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal
inhibitorët e anhidrazës karbonike, ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.
Mjekimi kirurgjikal

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo laserike.

Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet,rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur.

Tipet e kirurgjisë laserike te glaukoma përfshijnë:

trabrkuloplastinë te e cila laseri përdoret për të hapur rrjetën trabrkulare në hapesirën drenuese
iridotomia te e cila bëhet një vrimë e vogël në iris duke lejuar kështu qarkullimim më të lirshëm të lëngut
ciklofotokoagulimi përmes së cilës arrihet ulja e prodhimit të lëngut të syrit.
Trabekulektomia


Te ky operacion krijohet një kanal i ri për drenimin e lëngut të syrit duke ulur kështu presionin intraokular

Mjeket.al
 
Titulli: Glaukoma

10620729_743610729032062_5577974529218312311_n.jpg


Glaukoma, sëmundja që verbon

Dr. Suzana Zhuka

Okuliste

Suzana zhuka

اdo kush mund ta konsideronte si gjënë më të shtrenjtë në botë pikërisht dritën e syve. Askush nuk mund ta mendojë se pikërisht shikimin mund të humbasë dhe kjo dhe për shkak të një neglizhence. Njerëz që paraqiten fatalisht me vonesë tek mjeku, të prekur nga glaukoma, – një nga sëmundjet që shkakton humbje të shikimit deri në verbim, tashmë janë. Ndodh që kjo të shihet si një fatkeqësi e lindur nga të tjerët; askush nuk mendon se ai vetë mund të jetë fatkeqi i radhës. Por, mjekja okuliste Zana Zhuka paralajmëron se sëmundja kërcënon që pas moshës 40-vjeçare dhe prek 2% të popullsisë. Ne do t’ju ftonim t’i nënshtroheshit një vizite që nuk ju kushton asgjë. Okulista shpjegon çdo detaj në lidhje më këtë sëmundje. Glaukoma është një sëmundje problematike në të gjithë botën dhe prek 2% të popullatës, pas moshës 40-vjeçare.




اfarë është glaukoma

Ajo ka karakter trashëgues dhe është multifaktoriale, prek të dy sytë. Prandaj ka shumë rëndësi që të njihet ky fakt nga të gjithë njerëzit. Mosnjohja e kësaj sëmundjeje, shenjat e fshehta që ajo ka, rrezikojnë të dëmtojnë nervin optik dhe të shkaktojnë një deficit të madh në fushën pamore, që ne i themi fusha vizive, deri në verbim të plotë të pacientit, nëse nuk mjekohet.

Dëmtohet i nervit optik

Nervi optik, që është nervi i të parit, ndodh që të dëmtohet për shkak të disa fibrave; ka të bëjë me fiziopatologjinë e ndërtimit anatomik në nervit optik, me vuajtjen e disa fibrave optik kapilar dhe çrregullim të qarkullimit të vazave që ushqejnë kokën e nervit optik.



Shenjat

Disa lloje glaukomash, si glaukoma me kënd të hapur që kap 2% të popullatës dhe pacientit nuk i jep asnjëlloj shenje. Në këtë lloj nuk ka shenja të mirëfillta. E vetmja gjë që duhet të bëjë pacienti pas moshës 40-vjeçare, është të bëjë një kontroll rutinë, pa pritur të shfaqen shenjat. Ndërsa glaukoma me kënd të mbyllur ka disa shenja që mund të jenë; Pacienti ka dhimbje të forta të syve, shikon rrathë ylberorë përpara dritës, ka dhimbje koke frontale në pjesën e vetullës, ka nauze (të përziera ose të vjella). ث këtë rast, pacienti duhet të vijë urgjent te okulisti sepse kjo quhet krizë glaukomatoze.





Shkaktarët

Nuk lidhet me aksidente. Por, është e trashëgueshme, prandaj anamneza familjare ka shumë rëndësi, sepse, nëse të afërmit, sidomos prindërit janë me glaukomë, ka gjasa që edhe fëmija të preket. Ndërkaq, glaukoma ka lidhje me sëmundje si diabeti. Të sëmurët diabetikë, të sëmurët me probleme ishemike, ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata që kanë yndyrnat të larta në gjak, ata që vuajnë nga insuficenca e karotideve dhe të sëmurët që përdorin për një kohë të gjatë kortikosteroide (kortizone) janë të rrezikuar nga glaukoma.

Insuficenca karotide

Ka të bëjë me enët e gjakut, që ndodhen në pjesën e qafës që quhen arterie karotide. Pamjaftueshmëria e tyrë çon në mosushqyerjen e retinës që është shtresa e fundit e syrit. Duhet të them se prek më shumë meshkujt se femrat. Diagnoza e saktë vihet nga mjeku okulist

glaucomas 2
Si shpëtohet shikimi

Nëse kapet në fazën fillestare, glaukoma trajtohet shumë mirë. Ka medikamente antiglaukomatoze që bashkë me një ndjekje të rregullt tek mjeku okulist (tek ne ekziston kabineti i glaukomës, ku të gjithë pacientët e diagnostikuar janë të kartelizuar), ndalin përparimin e verbimit.

Incidenca në popullatë

ثshtë sëmundje shumë e përhapur dhe për këtë është caktuar një ditë botërore që është 12 marsi: Dita Botërore e Glaukomës. Meqenëse këtu tek ne nuk i është dhënë rëndësi si në botë, do të doja që nëpërmjet kësaj interviste të sensibilizoja njerëzit që të kujdesen në kohë për të shpëtuar shikimin e tyre.

Këshilla


Ne u këshillojmë kontrollin e rregullt të tensionit intraocular të brendshëm të syrit një herë në muaj, bërjen e fushës pamore një herë në 6 muaj, kontrollin e rregullt tek okulisti dhe mjekimin me barna antiglaukomatoze çdo ditë. Ky mjekim vazhdon gjithë jetën, nuk ndërpritet.

Një i sëmurë me glaukomë mund të bëjë jetën që bën çdo njeri, mund të punojë në kompjuter, të shohë TV etj., por normalisht, edhe një person që nuk vuan nga glaukoma duhet të zbatojë rregullat e higjienës së të parit. Por, i sëmuri duhet të jetë më strikt për ti zbatuar, ndërkohë që të tjerët i neglizhojnë.

Ndikimi i infeksioneve

Ka infeksione që ndikojnë në sy. Ka disa lloje diagnozash që japin infeksione në sy, si pluhurat e ambientit që japin konjitivitete- shumë të përhaçura. Janë edhe alergjitë e syve që hasen kryersisht në stinën e pranverës. Pastaj në stinën e verës infeksionet e syve hasen shumë më shpesh për shkak të larjes në pishina apo në ujëra të tjera të ndotura. Këto infeksione, në rast se nuk trajtohen, mund të japin komplikacione, dëmtojnë xhamin e syrit, japin turbullim të shikimit. Keratitet bakteriale dhe virale janë infeksionet e xhamit të syrit. Por nuk është se shkaktojnë glaukomë.

Ndikimi i kimikateve

Njerëzit që janë më të ekspozuar ndaj kimikateve me të cilat punojnë, janë më të ekspozuar ndaj dëmtimeve të shtresës së jashtme të syrit, por jo të shtresave të thella që të ndikojnë në glaukomë.

Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës

Mosha (veçanërisht mbi 35)
Faktorët gjenetikë (Histori familjare e glaukomës)
Diabeti
Anemia
Tension i lartë ose i ulët i gjakut tensioni i trupit)
Miopi e lartë
Hipermetropi e lartë
Migrenë
Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
Dëmtime fizike në sy
Simptomat e glaukomës

Glaukoma nuk shfaq asnjë simptomë të dukshme. Në fazë të përparuar ajo përbën kërcënim për shikimin tonë. Me vizita të rregullta dhe të imëta, glaukoma mund të zbulohet që në fazën e hershme. Me Analizuesin e Fibrave Nervore (ANF) jemi në gjendje të përcaktojmë dëmin e fibrave të nervave optike. Përcaktohet dëmi i fibrave të nervave në nervin optik në kokë dhe sipërfaqen e retinës. Përgjithësisht, katarakta është e lidhur me moshën, por mund të haset edhe te foshnjat dhe fëmijët. Disa sëmundje dhe përdorimi i disa barnave të caktuara mund të shkaktojnë shfaqjen e hershme të kaktaraktës.


OCT 3 mund të përdoret për të përcaktuar kataraktën dhe për të përcaktuar gjendjen e enëve të gjakut në nerva, si edhe për të vlerësuar nervat optike.

- HRT 2 është metodë tomografike, që përdoret për analizën e nervave optike.

- Një ekzaminim i hollësishëm përcakton masën e dëmtimit të nervave optike.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top