Gjysma e pijeve të gazuara përmbajnë gjurmë të fekaleve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mikrobiologët nga universiteti ‘Hollins’ kanë zbuluar se 48 për qind e pijeve të gazuara nga aparatet, përmbajnë bakterin e rrezikshëm Coliform, e cila përndryshe gjendet në fekale
Gati gjysma e pijeve të gazuara, nga aparatet të cilat më së shpeshti gjenden në restorantet e ushqimit të shpejtë, përmbajnë baktere të rrezikshme dhe kërpudha. Mikrobiologët nga universiteti ‘Hollins’ kanë zbuluar se 48 për qind e pijeve të gazuara nga aparatet, përmbajnë bakterin e rrezikshëm Coliform, e cila përndryshe gjendet në fekale. Mirëpo, që kjo të jetë edhe më e tmerrshme, është zbuluar se shumica e këtyre baktereve është rezistuese ndaj antibiotikëve. Janë testuar 90 pije nga 30 aparate, ndërsa rezultatet janë botuar në revistën shkencore ‘International Journal of Food Microbiology’. “Bakteri Coliform bateria gjendet në 48 për qind të pijeve të testuar, ndërsa 20 për qind e tyre kishte numër të organizmave heterot më të lartë se 500 cfu/ml. Më shumë se 11 për qind e pijeve, përmbanin bakterin Escherichiju coli [E. Coli] , ndërsa mbi 17 për qind atë Chryseobacterium meningosepticum. Përveç tyre, janë vërejtur edhe mikroorganizma të tjerë patogjenë, siç janë Klebsiella, Staphylococcus, Stenotrophomonas, Candida dhe Serratia. Shumica e këtyre baktereve të identifikuara, kanë treguar rezistencë në njërin apo më shumë nga 11 antibiotikët e testuar”, thuhet në rezultatet e studimit.KS
 
Titulli: Gjysma e pijeve të gazuara përmbajnë gjurmë të fekaleve

SHpresoj te mos beje pjese uji ne kto pijet .
 
Titulli: Gjysma e pijeve të gazuara përmbajnë gjurmë të fekaleve

oh my god ,, une pij mengjes dreke darke kshu lloj pijesh ,po shyqyr zotit jam shume mire me shendet deri me tani
 
Titulli: Gjysma e pijeve të gazuara përmbajnë gjurmë të fekaleve

Shpresoj mos ta kete coca cola dhe uje me gaz...Se perveç ketyre nuk pi gjera te tjera me gaz une.
 
Back
Top