Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

f1118154730826m1vf1.jpg


Gjyshja Margaret Ward, e cila ka vdekur kohë më parë në moshën 87-vjeçare, ka pasur jetë me të vërtetë të pasur. Në fakt, në varrimin e saj kanë ardhur madje 172 nipër të cilët me këtë rast janë bashkuar për herë të parë në një vend.

Irlandezja Margaret me bashkëshortin e saj Charles ka pasur 15 fëmijë, 172 nipër, 36 stërnipër dhe 18 stër-stërnipër.

Në varrimin e saj ishin të pranishëm 12 fëmijët e saj të gjallë Joan, Patrick, Martin, Margaret, Mary, Catherine, Charlie, Bernard, Bridget, Helen, Anne e Lawrence.

Për herë të parë në jetë janë bashkuar edhe nipërit e saj, e për nder të gjyshes së tyre, ata kanë lëshuar nga nja tullumbace, transmeton Telegraph.co.uk.

Një nga vajzat e gjyshes Ward, Anne Hudson ka thënë se e ëma e saj kurrë nuk i ka harruar ditëlindjet e nipërve dhe stërnipërve.

“Nëna ka qenë e shkëlqyeshme në çdo aspekt. Ka qenë e dhënë pas familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty kur na është nevojitur. Kurdo që kemi qenë në telashe, e kemi ditur se mund të shkojmë tek ajo”, ka thënë Anne.

“Tërë vitin na ka blerë dhurata. Shkonte nëpër dyqane dhe kërkonte dhurata sepse gjithmonë ka dashur që çdokujt t’i blejë së paku nga një imtësinë”, ka shtuar Anne.

“Nganjëherë ka qenë edhe e rreptë në mënyrë që ta na mbajë të gjithëve nën kontroll dhe ka qenë shumë krenare me familjen e saj. Si ajo edhe babai vinë nga familje të mëdha. Nëna ka pasur nëntë vëllezër e motra, derisa baba ka pasur 14. Unë kam vetëm tre fëmijë, përderisa disa nga vëllezërit e motrat e mia kanë nga dhjetë e njëmbëdhjetë fëmijë”, ka përfunduar Anne./telegrafi/
 
Po kaq te lumtur ikshin dhe gjyshrit tane!!!
 
Paska vdekur e lumtur te pakten,dhe me dashurine e gjithe ketyre njerezve..
 
marshallla sa shume.....lum si ajo..shtepine plot e paska patur
 
Kjo Gjyshe u be me fame pas vdekjes se saj me keto niper embesa se eshte ne Angli . PO sa ka te tille ne bot ? Plot
Gjyshja ime eshte 93 vjece Jeton akoma dhe ka 8 femije . E jemi plot 64 nipa e mbesa . Sternipa mund te jene bere rreth te 100 sikur nga dy femije te lindim te gjithe ne . Eshte bere 4 gjyshe . Ne familjet tona ( te te gjitha familjet ) eshte kjo fotografi Ku gjyshja jone ka ne foto vajzen e saj , vajzen e vajzes (mbesen) mbesa ka vajzene e saj dhe mbesa e gjyshes dmth kusherira ime qe eshte bere gjyshe . 4 a gjyshe quhet apo jo .

Me te verete qe keto jane, ndihen dhe vdesin gjyshe te lumtura
 
172 nipër ?????????????? :ohh::ohh::ohh::ohh::ohh:

bravo gjyshja
 
familje e madhe do kete kushtuar dreka e vdekjes:(
 
Titulli: Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

E paska pas flak gjyshja kur paska qen e re :D hallall :D
 
Titulli: Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

ua mbante mend emrat te gjitheve ? god knows ? :D
 
Titulli: Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

katund me vete... interesant.
 
Titulli: Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

Sa pak.....
 
Titulli: Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

Paska vdekur e lumtur te pakten,dhe me dashurine e gjithe ketyre njerezve..


Edhe un Keshtu mendoj :D:D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back