Gjyshen e vdekur e mbyllën në furgon, vetë vazhduan dasmën

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dasmën pesëditëshe rome në qytetin Montani të Bullgarisë, në të cilën u martuan tri motrat – Zlatica, Gorana dhe Ruzha, gjyshja e tyre e kaloi e vdekur e mbyllur në një furgon vetëm për të mos e prishur atmosferën.

Gjyshja ishte e sëmurë dhe meraku i saj ishte t’i shihte mbesat me fustane nusërie. Si në film, dëshira iu plotësua, por pas disa orëve pasi filloi dasma, ajo ndërroi jetë.

Lajmi për vdekjen e gjyshes nuk i mërziti të zotët e shtëpisë. Ata vendosën ta fshihnin trupin e gjyshes dhe të vazhdonte festa. Plaka u varros vetëm pas përfundimit të dasmës e cila zgjati hiç më pak se pesë ditë.

Motrat u fejuan gjatë verës së kaluar dhe vendosën që të bëjnë një dasmë të madhe në fund të vitit dhe në ditët e para të vitit të ri, shkruajnë mediat bullgare. Në dasmën rome ishin të ftuar më shumë se 450 dasmorë. Janë ngrënë më shumë se 6000 pleskavica dhe qebapë, si dhe meze tjera, ndërsa janë pirë edhe tri fuçi me raki..kuriozitet
 
Titulli: Gjyshen e vdekur e mbyllën në furgon, vetë vazhduan dasmën

LOL LOL LOL e shkreta gjyshee!
 
Back
Top