Gjykata rrëzon padinë e ministrisë, Partizani mbetet i Xhanit

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Ka përfunduar procesi gjyqësor mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe “Partizani” sh.a., vendimi është dhënë, por zbardhet sot

Ka marrë fund beteja gjyqësore në shkallën e parë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë aksionare “Partizani” sh.a. Vendimi i marrë dje nga gjyqtari Ilir اeliku është konsideruar surprizë, pasi ishte thënë se gjithçka ishte një formalitet, ku do të pranohej kërkesë-padia e ministrisë dhe logoja e klubit do t’i kthehej dikasterit në fjalë, si pronë intelektuale.

Në seancën e 1 nëntorit trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin dhe në mesditen e djeshme gjyqtari Ilir اeliku ka lexuar vendimin e marrë. Përfundimisht, dje në Gjykatën e Tiranës është vendosur të rrëzohet kërkesë-padia e bërë nga Ministria e Mbrojtjes ndaj shoqërisë aksionare “Partizani” sh.a., e cila administrohet nga Albert Xhani, që deri në përfundim të sezonit 2010-2011 kishte rolin e presidentit dhe administratorit tek “demat e kuq”.

Arsyet e marrjes së këtij vendimi trupi gjykues do t’i paraqesë sot me shkrim, ku do t’u vihen në dispozicion palëve të përfshira në proces, si dhe atyre që janë të interesuar për këtë çështje. Përfundimisht, Gjykata e Shkallës së Parë rrëzon padinë e ministrisë dhe Partizani i mbetet Albert Xhanit. Gjithsesi, mësohet se ministria do ta apelojë menjëherë vendimin e marrë dje nga gjyqtari Ilir اeliku, kështu që pritet të hapet një tjetër betejë gjyqësore mes palëve në një shkallë më lart, në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ndonëse logoja i mbetet shoqërisë aksionare “Partizani” sh.a. me administrator Albert Xhanin, përfaqësimi i Partizanit në kategorinë e dytë do të vijojë të funksionojë ashtu siç e nisi në fillim, nën përkrahjen e ministrisë. Për zyrtarët e FSHF-së, ky vendim nuk përbën shqetësim, gjersa çështja mbetet sërish në dyert e gjykatave. Në fillim të sezonit federata i dha të drejtë ministrisë të ringrejë Partizanin që do të përfaqësohet në kategorinë e dytë.

Përpos këtij vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, kishte një qëndrim stoik të Albert Xhanit, i cili pohonte: “Harrojeni se do të ma marrin Partizanin. Partizani është imi.” “De jure” Partizani mbetet nën administrimin e Albert Xhanit, por “de facto” ai funksionin nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top