
Hollywood, - Shenjat e duarve dhe të këmbëve të Michel Jackson janë stampuar në çimenton e Hollywood përgjithmonë.
Dy vite nga vdekja e Jackson, nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar në Hollywood u shfaqën publikisht gjurmët e tij.
Homazhi ndaj mbretit të popit u nderua nga tre fëmijët e tij, Prince Paris dhe Blanket të cilët përdorën këpucët dhe dorashkat e veshura nga babai në spektakle të ndryshme për të vendosur gjurmët e tij në çimento duke i kthyer kështu të “përjetshme”.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë aktivitet ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit mes të cilëve spikaste edhe Justin Bieber.
Michael Jackson, i cili ka shitur më se 1 miliardë albume në të gjithë botën ka qenë dhe mbetet edhe tashmë një nga artistët me më shumë influencë i të gjitha kohërave.
a.y/NOA