Gjumi te fëmijët/ Sa orë duhet të flenë sipas moshës?

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1904952
Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Gjumi është shumë i rëndësishëm për rikthimin e energjisë,rritjen dhe zhvillimin. Ka gjithnjë e më shumë prova se gjumi i pamjaftueshëm, ose me cilësi të dobët, mund të ndikojë negativisht në sjelljen, të mësuarit, shëndetin, mirëqenien dhe peshën e fëmijëve.

Sa orë gjumë ka nevojë fëmija juaj në 1 ditë

Tabela më poshtë tregon orët totale të rekomanduara të gjumit (përfshirë edhe dremitjen) në ditë për fëmijët nga lindja deri në 5 vjeç. Disa fëmijë natyrshëm flenë pak më pak ose më shumë se koha e rekomanduar, kështu që këto orare ‘mund të jenë të përshtatshme’.





Mosha


Mund të jetë e përshtatshme (orë)


E rekomanduar (orë)


Mund të jetë e përshtatshme (orë)


I porsalinduri (0–3 muaj)


11-13


14-17


18-19


Foshnjë (4–11 muaj)


10-11


12-15


16-18


Fëmijë i vogël (1-2 vjet)


9-10


11-14


15-16
Parashkollor (3-4 vjeç) 8–9 10–13 14

8-9


10-13


14


5 vjeç


7-8


9-11


12


Nuk është e rëndësishme vetëm sasia e gjumit, por edhe cilësia e këtij gjumi. Këshillat e mëposhtme mund të jenë të dobishme.

Mënyrat për të përmirësuar gjumin e fëmijës suaj

  1. Rutina e gjumit
Bëni një rutinë të rregullt para gjumit: Kjo mund të përfshijë një banjë, larjen e dhëmbëve, një histori pastaj shtrat. Aktivitetet e qeta janë të mira para gjumit. Shmangni lojërat aktive, lojërat jashtë dhe përdorimin e ekranit (p.sh. TV, internet, lojëra kompjuterike) në orën para gjumit.

  1. Ambienti i gjumit
Krijoni një ambient të rehatshëm gjumi. Vendi ku ata flenë duhet të jetë i qetë, i ngrohtë dhe i errët (megjithëse drita e natës është në rregull).

Mos e shpërqendroni fëmijën,në vendin ku ata flenë shmangni TV, ekranet e kompjuterëve dhe të tjera si këto.

  1. Ushqim
Nuk rekomandohe tu jepet një vakt 1-2 orë para gjumit. Sidoqoftë, diccka e lehtë mund të ndihmojë fëmijët.

Shmangni ushqimin dhe pije që përmbajnë kafeinë, pasi kjo mund të ndikojë në gjumin e tij.

  1. Mbajtja aktive
Është e rëndësishme që fëmijët të jenë aktivë gjatë gjithë ditës. Aktiviteti gjithashtu mund të ndihmojë fëmijën tuaj për të fjetur. Koha e kaluar në rrezet e diellit të ndritshme siç është të qenit aktiv jashtë mund të ndihmojë gjithashtu fëmijët të flenë, por mos harroni ti mbroni nga dielli!

Shmangni aktivitetin e tepërt një orë para gjumit.

Gjërat që mund të ndikojnë në gjumin e fëmijës tuaj

Është normale që fëmijët e vegjël të dremitin gjatë ditës. Teksa rriten ata do të kenë më pak nevojë. Nëse fëmija juaj fle gjumë pas orës 4 mbasdite (përveç të porsalindurve dhe foshnjave) mund të jetë më e vështirë për ta që të flenë gjatë natës.

Të qenit jo mire, mund të ndikojë edhe në gjumin e fëmijës suaj. Nëse fëmija juaj gërhet shumë, ose ka probleme me ritmin e frymëmarrjes për periudha të shkurtra gjatë gjumit, diskutojeni këtë me mjekun tuaj.

Burimi: shendeti.com.al
 
Se kuptova tabelenShiko fotografinë 1761650
E kollona e pare dhe e 3 jane te pershtatshme?

Sa per temen, cdo femije eshte i vecant. Ka femije sic dhe te ritur qe kane nevoj per me shume ore gjumi sic ka ata (me fat :p) qe i duhen pak ore gjumi te funksionojne sic duhet.

Vertet rutina eshte dicka e domosdoshme per te patur nje ritm gjumi dhe jete te mire, por me kete jete te cmendur hajde bej rutin po munde :)
 
Se kuptova tabelenShiko fotografinë 1761650
E kollona e pare dhe e 3 jane te pershtatshme?

Sa per temen, cdo femije eshte i vecant. Ka femije sic dhe te ritur qe kane nevoj per me shume ore gjumi sic ka ata (me fat :p) qe i duhen pak ore gjumi te funksionojne sic duhet.

Vertet rutina eshte dicka e domosdoshme per te patur nje ritm gjumi dhe jete te mire, por me kete jete te cmendur hajde bej rutin po munde :)

Cfare nuk kuptove ? Se mua m'u duk teper e kjarte
 
Se di do e kisha bere tabelen me thjesht
- pershtacme midis 11-19 h, e rekomanduar 14-17 h

Gjynah qe sje bere mjeke :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top