Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjumi nuk mund të kompensohet

Ekziston mendimi se nëse njeriu fle pak gjatë javës, ai mund t'i zëvendësojë orët e humbura duke fjetur më gjatë në ditët e pushimit. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, gjumi i humbur nuk mund të zëvendësohet dhe njerëzit që shkurtojnë orët e gjumit ndjehen më të lodhur dhe kanë më gjasa të pësojnë aksidente.

Njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjumë, kështu që ndoshta instinktivisht mendojnë se duke pakësuar gjumin, ata zgjasin jetën zgjuar dhe shkojnë vonë në shtrat.

Gjithashtu, shumë njerëz mendojnë se gjumi është si paraja, e kursen sot për ta shpenzuar nesër. Ata nuk flenë sa duhet gjatë javës duke menduar se sa kur të vijë e shtuna e diela, mund të flenë më shumë se zakonisht. Por disa studime të reja tregojnë se kjo është e pamundur.

Shkencëtarët pranë spitalit Brigham në Boston vëzhguan për tre javë një grup personash të shëndetshëm të cilët i mbajtën vullnetarisht në një laborator gjumi.

Pjesëmarrësit në studim ndoqën orarin e një mjeku të urgjencës i cili 33 orë qëndron zgjuar në gatishmëri dhe 10 orë i ka për të fjetur. Me një orar të tillë mjeku bën mesatarisht 6 orë gjumë në natë.

Gjatë vëzhgimit, shkencëtarët vunë re se pjesëmarrësit në studim ndjeheshin të çlodhur pasi flinin 6 orë natën, por me kalimin e kohës dalëngadalë filluan të ndjeheshin të lodhur gjatë ditës.

Shkencëtarët thonë se kjo erdhi nga humbja kronike e gjumit, dhe lodhja shkallë-shkallë ishte pasojë e kësaj humbjeje.

Studiuesit thonë se deficiti i gjumit krijon një situatë të rrezikshme për njerëzit që punojnë në turnet e natës, si dhe për shoferët ose ata që punojnë gjatë natës nëpër spitale. /VoA/
 
Titulli: Gjumi nuk mund të kompensohet

Per mendimi tim Gjumin njeriu nuk knpenzjo me asgje tjer. per njeri duhet kete 9 gjum qe ndihet mire mund punjoe..
Me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back