Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

sensuu

sweet
V.I.P
Gjumi është i domosdoshëm për trupin dhe mendjen, por po kaq i rëndësishëm është edhe pozicioni në të cilin flemë. Këtë theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët kanë analizuar pozicionet kryesore të gjumit dhe kanë dalë në përfundimin se ai më i miri është pozicioni shtrirë në shpinë.

Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni? Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.

Një tjetër pozicion i mirë për trupin është shtrirja në krah. Edhe ky pozicion parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës. Ai u rekomandohet sidomos grave shtatzëna, pasi favorizon lëvizjen e gjakut në fetus. Ekspertët nuk ua këshillojnë këtë pozicion atyre që duan të parandalojnë rrudhat.

Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë. /shekulli/

---------- Post added at 20:24 ---------- Previous post was at 20:20 ----------

te flesh edhe ne krah te majte ben keq per zemren.....


si flini juve
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni? Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.

si flini juve

Pozicioni im i preferuar madje i gjithhershem. Ne kete pozicion bie dhe ne kete ngrihem, madje pa prishur terezien sepse nuk me merr gjumi ne tjeter pozite. Vnedose duart mbi gjoks apo pas kokes dhe ja fus gjumit per shtate pale qejfe. :kolltuk:
Nje gje qe me been pershtypje dhe qe nuk e paskan pershkruar keta ekspertet eshte ajo se mendoj se ne kete pozicion njerezit kan probleme edhe me ankthe. Se paku une kam probleme te tilla. Seq me duket se nganjehere, ne ate gjumin e pare kur sapo kam mbylle syte, me hipen dikush mbi gjokse dhe me dy duart mundohet te me ngulfase. :stelle:Mundohem te shpurthe, te bertase por kot, madje ka raste edhe kur me del zeri por kur ngrihem kot :D Nuk eshte askush. E pastaj ec e fleje me kete dreq gjumi qe kam une qe po mu prish shetit mendja tere dynjane :fshese:
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

futi nje diazepam dhe sdo me ja dit se nga cila ane po fle
 
Titulli: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

une dua shume te fle me shpine, por ashtu mezi me ze gjumi, dhe nese me ze, te nesermen kur te zgjohem do e gjej veten barkas :s
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

ahahahahah une e gjej veten kthyer nga ana tjeter e krevatit.....
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur
 
Titulli: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë


uaaaaa mua vetem keshtu me zer gjumi
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Pozicioni im i preferuar eshte me bark permbys.....sa e vej koken ne jastek me ze gjumi. Por zakonisht kur zgjhem e gjej veten gjithmone me shpine ose ne krah te djathte.

Nuk jam shume e levizshme naten.
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Ja pse me kap ngerci naten mua, gjumi me ze gjithmone permbys edhe me koken poshte jastekut LOL
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Me bark permbys gjej me rehat. Por edhe ne krah rehat ndihem vetem kur vej jastikun n'mes t'kembve ose kur e perqafoj jastikun (ndryshe nuk funksionon)
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Une ne dark shtrihem ne krevat ne mengjes e gjej veten posht krevatit se si me ndodh nje zot e di LOL LOL LOL
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Pervec se ne shpine, fle ne te gjitha menyrat..Nderroj shpesh pozitat dhe preferoj me teper kur fle ne krahun e djathte..veres kur ben dhe vape shume rralle ndodh qe te bi ne njeren ane te ngrihem po ne ate ane, e dimrit pastaj jam me e qete, ashtu sic bi ashtu dhe ngrihem :D
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Une zakonisht fle shtrire anash here majtas e here djathtas por gjithmone me pelqen te ve doten nen koke si fillim sepse pastaj gjate nates nuk e mbaj ne te njejtin pozicion.Nje gje eshte e sigurt, ne gjume kam nevoje per shume hapesire :D
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë. /shekulli/

si flini juve


Epo ja ku qenka shpjegimi se perse zgjohem me e lodhur nga ç'u shtriva.
 
Pe: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Po une fle ne te gjitha pozicionet, me njeren dore nen jastek :d,
 
Back
Top