Gjuhët e huaja e mbajnë trurin njerëzor të freskët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjuhët e huaja e mbajnë trurin njerëzor të freskët

40583_studenti2-250.jpg


Njerëzit e një moshe mesatare të cilët flasin dy gjuhë, mund ta ruajnë më gjatë mendjen e mprehtë. Një gjë e tillë rezulton nga një studim i psikologes Ellen Bialystok, e cila ka testuar aftësitë e të menduarit të 104 personave të moshës nga 30-59 vjecare dhe 50 personave të moshës 60-88 vjec. Të gjithë të testuarit kishin nivel të njëjtë arsimimi dhe gjendje të njëjtë eknomike. Por në të dyja këto grupe, ka patur persona që zotëronin një gjuhë dhe dy gjuhë. Atyre i është dhënë një detyrë e thjeshtë për ta realizuar në dy mënyra dhe gjatë realizimit të saj, do të vëzhgohej koha e reagimit. Rezultoi se personat që zotëronin dy gjuhë, e zgjidhën më shpejt detyrën e dhënë, sesa ata që zotëronin vetëm një gjuhë.
Sipas Bialystok, njerëzit që flasin dy gjuhë, gjithmonë mund të zgjedhin se me cilën gjuhë do të shërbehen dhe duke bërë këtë zgjedhje, truri i tyre stërvitet dhe lehtëson të menduarit.

Pergatiti: Jonida Salku
 
Titulli: Gjuhët e huaja e mbajnë trurin njerëzor të freskët

Ehu prandaj jemi kaq te zgjuar ne shqiptaret e kemi bere shqiperine si gjithe europa,jemi pjesa me e madhe njohes te te pakten tre gjuheve duke futur edhe shqipen,por aftesia jone e te menduarit eshte ashtu si eshte.Po mbase studimi thote per ata qe dine dy gjuhe jo me shume,mbase ne qe dime me shume behemi budallenj,ku i dihet mbase.
 
Back
Top