abstraction
Carpe Diem
nuk eshte puna se nuk dime shqip ne, po eshte shqipja aq e varfer sa nuk ka fjale per cdo gje. LoL
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Eshte puna se nuk dime ne shqip....ka shume fjale qe si dime...aq me shume nqs sri atje..dhe je e rethuar vetem nga gjuhe te huaja...
Nuk mendoj se ke të drejtë Scorpione . Gjuha evoluon sipas kohës , por evoluimi nuk do të thotë ''shkatërrim'', ç'do gjuhë ka pasurinë e saj , për mos pasurimin e Shqipes është edhe mbetet faji i popullsisë në tërësi edhe i mejteve të komunikimit në veçnti. E shohin më të lehtë ta ''vjedhin'' diçka se sa të mundohen ti gjejnë edhe fjalën e përshtatshme dhe që i përgjigjet asaj fjale.Shqipja është shumë e pasur , sigurisht që nuk ka një përkëthim për ç'do shpikje të re , kjo do të ishte e pamundur pasi në përgjithësi të themi, shpikjet kanë një gjuhë ndërkombëtare edhe shumë pak ndryshojnë nga vendi në vend . Unë po të them të thuash vetëm një fjalë nga Italishtja edhe të siguroj që njohës të dialekteve edhe të gjuhës do të mund të të japin përkëthimin nga Shqipja.ا'do gjuhë është e pasur , nuk ka gjuhë që të jetë e ''varfër'' puna është se sa punohet nga njerëzit përgjegjës për pasurimin e kësaj gjuhe .......Une e dua gjuhen time, sepse eshte gjuha me te cilen jam rritur, kam jetuar dhe provuar emocione...ajo vjen para se gjithash....por duhet te jemi te sakte per ato cfare shprehim...dhe menyra e trajtimit te kesaj teme , me patriotizma nuk i sherben aspak ceshtjes qe me te drejte shtrohet.....
...por eshte mire te flasim me argumenta, dhe jo me eufori patriotike, sepse te gjithe jemi patriot , dhe te gjithe e duam gjuhen e nenes...
...une them te kunderten qe gjuha shqipe ka munges espresive ,por per arsye objektive...sepse te gjithe e dime kontekstin historik ne te cilin ka kaluar vendi yne...shume here i izoluar ne rrjedhen e kohrave, kjo nuk e ka ndihmuar gjuhen te evoloje...sepse gjuhet evolojne fale nje interscambio midis, tyre qe eshte shume e natyrshme...shume terma njifen shume mire , me te njejten domethenie ne shume gjuhe ,kur gjuha jone nuk i ka....izolimi i gjate i vendit ka ndikuar per keq ne evolucionin e gjuhes....po ju jap nje fakt tjeter....arbereshet e italise flasin nje shqipe te paster qe e kane ruajtur per 5 shekuj....jane po ato terma qe jane edhe sote ne shqip...kjo do te thote qe gjuha jone, nuk ka evoluar shume ne rrjedhen e koherave.....
....duhet te kuptojme qe evolucioni i gjuhes eshte nje proces normal....kohet e fundit gjuha jone ka huazuar shume terma te huaj, kjo ka ndodhur per shkak te hapjes se shqiperise kundrejte vendevete tjera....
...kush merret me perkthime , duhet te dije me mire se ne se sa e veshtire eshte per te bere shqiperimin nga gjuhet e huaja per shkak te termave te duhur qe mungojne , per kete arsye ne disa raste, perkthimi behet i percipte....dhe sensin origjinal te asaj qe eshte shprehur ,munde ta kuptoni vetem ne gjuhen qe eshte shprehur
...jam i sigurte qe dikush do te me kundershtoje....por them qe te mos me keqkuptoni, natyrishte qe ne e kuptojme shume mire njeri-tjtrin...por nuk duhet te harrojme qe ka edhe nje fjalor i cili evolon edhe me kohen......
....nuk pretendoj te kem te drejte Iron , eshte thjesht mendimi im....nje fare baze te vertete ka ne ate qe thua....degjo ketu( nuk dua te mburrem per italishten, por eshte gjuha qe e njof shume mire) te siguroj qe ka shume terma ne italishte qe nuk gjejne ekujvalenten e tyre ne shqip...kush e njef mire italishten munde ta konfirmoje.....Nuk mendoj se ke të drejtë Scorpione . Gjuha evoluon sipas kohës , por evoluimi nuk do të thotë ''shkatërrim'', ç'do gjuhë ka pasurinë e saj , për mos pasurimin e Shqipes është edhe mbetet faji i popullsisë në tërësi edhe i mejteve të komunikimit në veçnti. E shohin më të lehtë ta ''vjedhin'' diçka se sa të mundohen ti gjejnë edhe fjalën e përshtatshme dhe që i përgjigjet asaj fjale.Shqipja është shumë e pasur , sigurisht që nuk ka një përkëthim për ç'do shpikje të re , kjo do të ishte e pamundur pasi në përgjithësi të themi, shpikjet kanë një gjuhë ndërkombëtare edhe shumë pak ndryshojnë nga vendi në vend . Unë po të them të thuash vetëm një fjalë nga Italishtja edhe të siguroj që njohës të dialekteve edhe të gjuhës do të mund të të japin përkëthimin nga Shqipja.ا'do gjuhë është e pasur , nuk ka gjuhë që të jetë e ''varfër'' puna është se sa punohet nga njerëzit përgjegjës për pasurimin e kësaj gjuhe .
Meqënse jemi në këtë lëm po them që kam nëpër duar një libër të Mathia Aref ku ka një shpejgim të gjatë mbi prejardhjen e popullsive në Ballakn sidomos asaj popullsi që sot quhet Greke . Nëse të them që Greqishtja nuk është asgjë më shumë se sa gjuha pellazgishte që dikur kanë folur paraardhësit tanë do më quash një nacionalist të çmëndur . Normalisht që Indio -evropianet janë gjuhë të veçanta parandaj edhe janë gjuhë të një rrënje të veçantë. Shumica e vendeve nordike e cilësojnë Shqipen në pemën gjuhësore si '''nëna'' e gjuhëve Europiane së bashku me Armenishten edhe gjuhën Baske . Pra gjuhët latine ku bën pjesë edhe Greqishtja edhe Italishtja cilësohen si gjuhë të reja ,gjuhët indi -europiane i përgjigjen edhe popullsive të para Europiane apo Ballkanike . Pikërisht sepse është një gjuhë unike Shqipja cilësohet edhe gjuhë indio-europiane . Nuk bën pjesë tek gjuhët Latine , Sllave , Celte apo të tjera .....nuk pretendoj te kem te drejte Iron , eshte thjesht mendimi im....nje fare baze te vertete ka ne ate qe thua....degjo ketu( nuk dua te mburrem per italishten, por eshte gjuha qe e njof shume mire) te siguroj qe ka shume terma ne italishte qe nuk gjejne ekujvalenten e tyre ne shqip...kush e njef mire italishten munde ta konfirmoje.....
gjuhe te tjera i njof perciptas dhe nuk munde te jap nje gjykim te sakt...po po te bejme nje analize ( me aq sa kemi kompetencen, se nuk jemi gjuhetare apo njerez qe merren me me etimiologjine e gjuheve ) shqipen e fusin ne nje grup gjuhesh indo-europe, por ne fakt edhe kjo nuk eshte e sakte, sepse shqipja eshte unike ne ballkan dhe ne europ...te tjerat rrjedhin nga latinia , grekja apo sllavja...shqipja eshte e vetme midis tyre sepse nuk ka asgje te perbashket me keto gjuhe...ajo qe te habit eshte se gjuha jone ka huazuar shume pak edhe nga greqishtja, apo edhe nga gjuhet me prejardhje latine perreth...kjo tregon nje fare tkurrje ne vetvete qe ka pas shqipja per arsyet historike qe dihen sepse kemi qene te detyruar te mbijetojme...e vetmja gjuhe qe ka hyre dhunshem tek shqipja eshte turqishja....dhe kjo kuptohet....
Nga Turqishtja Shqipja ka plot fjalë edhe kjo është normale se na kanë pasur të pushtuar 500 -vjet. Por janë fjalë relativisht të reja ato që janë të huazuara . Përshembull enët e guzhinës emrat e njerëzve të afërt si prsh dajë hallë etj ejt . Nuk duhet të harrojmë që gjuha jonë deri vonë nuk është shkruar dhe nuk është e lehtë që një gjuhë e cila nuk është shkruar të arrijë të mbetet e virgjër ndaj ndërhyrjeve barbare . Nuk jemi ne askush që të mund të vërtetojmë këtë apo atë gjë por sot ka një ngritje të dukshme të gjuhëtarëve përgjithësisht të huaj që po dalin me teza se Shqipja është mbase gjuha më e vjetër që flitet në Evoropë. Turqishtja është e modifikaur ashtu si Greqishtja apo Italishtja . Nuk janë gjuhët që janë përdorur para 500-1000 vjetësh. Osmanishtja nuk është aspak e njëjtë me Turqishten. Duke marrë parasysh faktin që në Turqi jetojnë më shumë se 6- milion Shqiptarë që në perjudhën e perandorisë Osmane me shumë lehtësi mund të hipotezosh që gjuha Turke mund të ketë vjedhur nga Shqipja përderisa nuk është Osmanishtja e vjetër . Shumë mbejte arkeologjike në Greqi të cilat kanë pasur mbishkrime kanë mundur edhe mund të përkëthen nga shkrimi linear i tyre vetëm nëpërmjet Shqipes . Ka shëmbuj sa të duash , prandaj me gjithë respektin duhet të jeni pak më shumë optimistë pasi kemi një gjuhë jo thjesht të pasur por shumë të pasur . Mjafton të thelloheni pak edhe do të kuptoni që kemi një gjuhë shumë shumë të pasur .mendoj se eshte e varfer ...nuk te jep shume lirshmeri ne shprehje dhe ndaj ndodhin edhe huazimet qe vijne si pasoje e mosshprehjes dot me fjale ne gjuhen tende ...jane sh fjale nga gjuhet e huaja qe ne nuk kemi nje kuptim ne shqip dhe qe nuk kane perdorim ne shoqeri....madje ndonjehere me duket se nuk eshte gjuha jone pasi sh fjale jane ne turqisht, nga filmat qe shikoj apo edhe nga eksperienca personale ne shtetin turk me dukej sikur isha pa nje gjuhe time pasi te gjitha fjalet(pothuajse) qe ne flasim jane turke....por jam e mendimit qe gjuha shqipe duhet ruajtur dhe nuk duhet "pasuruar" me huazime ....
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.