sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Elementi kryesor që dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare.
Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e ruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:
Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës15.
Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.
Athina, u bë kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë, kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti i Nafplios, që banohej nga arvanitasit. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833, kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin. Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: “Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!” Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”16.
Në veprën e tij “Pellazgjishtja” (Nocetes Pelasgicae), që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe “gjuha e flotës” dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruanin, duhej të përdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë. Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij “Childe Harold’s”.
Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe, si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit, Konsullit francez në Janinë, hartoi “Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë”17. Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht-shqip i Teodor Kavaliotit në vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt “Protopirinë” i cili u botua në fillim në Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur “Akademia e Re”.
Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik, më vonë u ribotua tre herë brenda 8 viteve. Në studimin tim për librin në katër gjuhë të Dhanil Mihal Adham Haxhiut, më 2010, kam shkruar se nuk është fjalor, por pjesë nga Ungjilli në formë fjalori. Në këtë libër gjuha greke quhet Romaiki ndërsa gjuha shqipe Alvanitika. Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e popullit si gjuhë e aristokracisë, ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative. Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e saj. Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës “Helenismos” me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit G. Hahn “Albanesichce Studien”, që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe “Lidhja e Arvanitasve” dhe shkruhet “THIRRJA” e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, të ndarë nga feja.
Në shekullin XIX, shkencëtari Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878)18, kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë, ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip, të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug. Dozan19. Në vitin 1926 fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë.
Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë, që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G. Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht20.
Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Shqipërisë). Ai botoi më 1882, dy libra në gjuhën greke “Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”. Më 1882, botoi abetaren për mësimin e gjuhës arbërore (shqipen) “ABAVATAR ARBثROR“, si flitet dhe shkruhet gjuha arbërore në Greqi. Një libër në gjuhën shqipe dhe greke.
Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë popullore, rrjedhimisht “barbare”, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.
Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjasë në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë “Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore” (ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΑ ΚΑΙ ΕΛΛΗΝΙΚΑ ΖΗΤΗΜΑΤΑ ΠΟΛΥΓΛΩΣΣΙΚΩΝ ΚΑΙ ΠΟΛΥΠΟΛΙΤΙΣΜ-ΙΚΩΝ ΚΟΙΝΟΤΗΤΩΝ).
Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesco Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian D. Joseph, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A. Friedman, pedagog në Universitetin e اikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e اikagos, Eric Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: “Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë”21.
Pedagogu Viktor A.Friedman22 bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.
Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes. Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë” dhe tha për gjuhën arvanitase:
“Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafil, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologjia dhe na thonë: “Ju flisni shqipen e vjetër”. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi Zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është gjynah që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur”23.
Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm, ish-ministër i kulturës në Greqi, dhe sot zëvendëskryeministër z.Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm. (kuptohet nuk e kemi fjalën për Shqipërinë Londineze). Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së Atiko-Beotisë” shkruan:
“Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj. Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re”24.
Nga kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571, nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara nga Kostandin Biri dhe Aristidh Kola25.
Një tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit Aleksandri i dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të parë në revistën “APOLLON”26, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e parë të gazetës greke “E ARDHMJA E ATDHEUT”27, e 29 dhjetorit 1860, është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e XIX arvanitasit kishin një ndikim të madh në zhvillimin e jetën politike dhe shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale letrare me vlera të larta nuk ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.
Mendoj që ekzistojnë më shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja greke se sa me shkronja latine në shek. XIX, e më përpara. Të paktën unë kam në bibliotekën time fotokopje të librave origjinalë nga viti 1802 e deri 1890, 15 të tillë nga autorë të ndryshëm, midis tyre katër botimet e Ungjillit, 1824, 1827, 1858, 1872, në gjuhën shqipe me shkronja greke.
Kjo tregon se shqipja e folur dhe e shkruar kishte një shtrirje të gjerë në Greqinë e shek. XIX deri në fillim të shek. XX, kur edhe fillon propaganda ekstremiste frontale për të sulmuar çdo gjë shqiptare në Greqi. Kështu, strukturat e shtetit grek filluan konservimin e librave që flitnin për krenarinë shqiptare. Këto libra mbetën me vite të tëra pa u publikuar, pa u studiuar duke krijuar një boshllëk të madh për letërsinë dhe shkrimin shqip në Greqi.
Dua të bëj edhe një sqarim për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas. Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grekë. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar28.
Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh29. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas30. Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar31.
Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët, duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe. Edhe unë, në këtë studim, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe. Sot, arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Kryetari i sotëm i Republikës së Greqisë, Karolos Papuliasi është nga një fshat i اamërisë me emrin Voshtina, sipas Aristidh Kolës, ai është me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit islam. Dhe kryeministri Lukas Papadhimas është arvanitas. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të tu bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrimin shqip, të shkruar nga arvanitasit e Greqisë dhe historitë e tyre./Arben LLALLA, Gazeta Sot

Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.
Një tjetër këngë është:
Arvanitasit këndojnë,
gjuhën e tyre mos harrojnë
shiko atë plakun si këndon
edhe gjaku si i qarkullon.
Gojë më gojë ruhet jeta
me këngët e vërteta.
Arvanitasi nuk di të shkruajë,
por me këngë di ti ruajë.
Në një tjetër thonë:
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.