Gjuha që flitet vetëm nga një person

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një gjuhë e komplikuar mund të zhduket, sepse vetëm një person i moshuar në të gjithë botën mund ta flasë atë. Gyani Maiya Sen, 76-vjeçe, nga Nepali perëndimor, flet rrjedhshëm kusunda.
timthumb.php



Megjithatë, Sen është personi i vetëm mes 100 fiseve kusunda që mund ta flasë këtë gjuhë. Ajo tani është në qendër të një fushate të nisur nga gjuhëtarët, që janë të angazhuar ta ruajnë këtë gjuhë unike.

Sipas mediave britanike, Sen, e cila flet gjithashtu gjuhën moderne nepaleze, tha: “Jam shumë e trishtuar që nuk kam mundësi të flas me njerëzit e komunitetit tim në gjuhën tonë. Ata ose nuk e kuptojnë, ose e kuptojnë dhe nuk arrijnë ta flasin gjuhën kusunda, kam frikë se do të vdes me mua”, tha ajo.B.koha
 
Titulli: Gjuha që flitet vetëm nga një person

Cudi te jete e vetmja kjo ....
 
Pe: Gjuha që flitet vetëm nga një person

Me pelqejne shume gjuhet e huaja dhe nese me te vertete kusunda rrezikon te zhduket me vdekjen e kesaj zonje atehere do ishte me te vertete fatkeqesi!Nuk kam degjuar kurre per kete gjuhe por di qe cdo gjuhe mbart ne vetvete nje tradite, nje histori, kostume dhe shprehje te vecanta te nje populli e si e tille edhte pasuri per njerezimin.
 
Titulli: Gjuha që flitet vetëm nga një person

C"fytyre fisnike qe paska kjo Nena..:)))..
 
Back
Top