Gjuha që flitet nga vetëm dy njerëz në rruzull...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
timthumb.php


Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur territorin ne sotëm të Meksikës. Kjo gjuhë ka mbijetuar pushtimet e Spanjës, luftërat, revolucionet, thatësira dhe përmbytjet, por sot i kanoset vdekja. Atë e flasin vetëm 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez. Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri tjetrit vetëm 500 metra, por tahs e sa vjet janë në armiqësi. Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata tash e shumë vite nuk e kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që e marrin vesh vetëm ata.
Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, për këtë arsye ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka. Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.
Segovia 75 vjeçar, ndërkaq, thotë: “Kur kam qenë ende fëmijë, këtë gjuhë e flisnim të gjithë, tash mbase do të zhduket, bashkë me vdekjen time. Më parë në gjuhën ajapenko bisedoja me vëllain, por ai ka dvekur para 10 vjetësh. Më kuptojnë edhe gruaja dhe djali, por ata kanë mësuar t’i flasin vetëm disa fjalë e fjali”.

Marr nga nje Faqe e Facebook Kuriozitet&Enigma
 
Back
Top